web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekstradohet në Tiranë anëtari i grupit “Bajri”

20 Nëntor 2018, 13:12, Aktualitet CNA

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Hollandë ekstradoi nga Amsterdami drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Samet Halluni, 21 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

21-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale,”Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal” parashikuar nga nenet 109/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Shtetasi Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal ?Bajri? dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.





Lajmet e fundit nga