web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeshtri i humorit shqiptar, në gjendje të rëndë/Gazetari bën thirrje për ndihmë

7 Nëntor 2018, 09:50, Aktualitet CNA

Aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Besnik Çinari ka pësuar një atak kardiak dhe momentalisht gjendet i shtruar në reanimacionin e pavionit të kardiologjisë. Lajmi është bërë me dijeni nga gazetari Dëfrim Methasani, i cili përpos lajmërimit bën thirrje edhe për ndihmë.

Në një postim në Facebook, krahas fotos ku shfaqet pranë Çinarit, gazetari shkruan:

?Përshëndetje miq. Isha mësuar ta shoh në skenë dhe në ekran, ta takoj në kafe, apo evente. Por ndjeva dhimbje sot tek e takova në reaminacionin e pavionit të kardiologjisë.  Ju gjenda me aq sa munda, por humoristi dhe artisti shkodran, Besnik Çinari ka nevojë për më shumë. Ndaj ju ftoj ta mbështesim, kush mundet dhe sa mundet. Të shkuara mjeshtër.

Problemet e  tij shëndetësore vijnë fill pas premierës ?Humor me Shkollë të Mesme?, në të cilën Besnik Çinari ishte regjisori dhe aktori kryesor i shfaqjes. Një nga artistët më të mirë shkodranë dhe jo vetëm, Çinari është dekoruar edhe me titullin ?Mjeshtër i Madh?.





Lajmet e fundit nga