web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vjedhje dhe plagosje/ Arrestohet i ‘forti’ i Elbasanit

7 Nëntor 2018, 09:25, Aktualitet CNA

Në i ri ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, nënë akuzën e vjedhjes, plagosjes, shkatërrimit të pronës dhe mosbindjes së urdhrit të policisë.

Nga të dhënat të bëra të ditura nga policia mësohet se I arrestuari është shtetasi Thanas Beko 32 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit.

Tre vjedhjet për të cilat ishte lëshuar urdhër arresti për 32-vjeçarin kanë ndodhur në shkurt, maj dhe tetor të këtij viti në qytetin e Elbasanit.

Vjedhjet për të cilat akuzohet i arrestuari
Më datë  07.02.2018, në lagjen ?Shenkoll?, Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në banesën  e shtetases S. Z.
Më datë  02.05.2018,  në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan  ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases M. S.
Më datë  30.10.2018, në lagjen  ” Shënkoll”, Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në  banesën e shtetases L. N./ CNA.al





Lajmet e fundit nga