web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati mafioz trondit Durrësin/ Zbardhen detajet e reja, kush ishte i “forti i Vlorës” që u ekzekutua

7 Nëntor 2018, 07:58, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme në qytetin e Durrësit, ku dy persona kanë humbur jetën pas një atentati mafioz.

Mësohet se pas një breshërie plumbash ka humbur jetën 39-vjeçari nga Vlora, Edison Harizaj, i cili njihej si anëtar i bandës së Shullazit, si dhe është plagosur rëndë shoku i tij, Genci Caci, 33 vjeç. Ky i fundit u transportua fillimisht në spitalin e Durrësit, më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur t?u mbijetojë plagëve të marra, duke shkuar kështu në dy numri i viktimave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 13 të qytetit bregdetar, ndërsa Edison Harizaj ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Vlorës, kur i është bërë pritë nga dy persona.

Ndaj makinës “AUDI”  ku udhëtonte Harizaj bashkë me mikun e tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Vendi ku autorët ekzekutuan mikun e Shullazit nuk ka ndriçim, ndërsa më pas u larguan në sens të kundërt të autostradës. Autorët pas atentatit kanë shkuar në zonën e Shën Vlashit të Durrësit dhe kanë djegur makinën me të cilën kryen vrasjen, e cila ishte e vjedhur, më pas u larguan me një tjetër makinë për të humbur gjurmët.

Deri tani janë ngritur pika të shumta kontrolli për të arrestuar autorët, por nuk ka asnjë të ndaluar.

Por, kush është Edison Harizaj.

Edison Harizaj, i cili mbeti i vrarë gjatë këtij atentati njihej edhe si Edison Faqedjeguri, pasi në moshë të vogël kishte pësuar një djegie në faqe, ndërsa ka qenë i dënuar më parë për vrasje.

Ai ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend dhe i njohur si miku i Emiljano Shullazit.
Harizaj dyshohet për implikim edhe në vrasjen e Skerdilajd Konomit, një vrasje e cila tronditi Vlorën në shtator të vitit 2011,  vrasjen e Përjet Abazit, në 4 maj të vitit 2011, si dhe bashkëpunim për gjobëvënie ndaj disa bizneseve në Tiranë.





Lajmet e fundit nga