web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Panik në Korçë/ Zjarri përfshin një pikë karburanti

7 Nëntor 2018, 08:41, Aktualitet CNA

Nja zjarr ka rënë pak pas mesnatës së mbrëmjes së djeshme në një pikë karburanti, në fshatin Velitërne, në Maliq.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në një pikë karburanti, aktualisht jashtë funksioni.

?Nga veprimet e para, rezulton se zjarri ka rënë në një mjet tip kamion me targë AA098 RE, në pronësi të shtetasit V.B, 50 vjeç, banues në Tiranë, si edhe në një autoveturë, të cilat kanë qenë të parkuara dhe për pasojë janë djegur plotësisht.

Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.?-thuhet në njoftimin e policisë.





Lajmet e fundit nga