web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ç’janë, çfarë i shkakton dhe si mund të trajtohen këto njolla të bardha në lëkurë

24 Tetor 2018, 15:00, Lifestyle CNA

Një pjesë e mirë e bebeve dhe të rriturve kanë në lëkurë disa si njolla të vogla, në formën e puçrrave në ngjyrë të bardhë, të cilat janë zakonisht jo të rrezikshme dhe nuk kanë nevojë për trajtim specifik.

Ç?janë?

Këto njolla quhen milia ? ciste të vogla poshtë lëkurës. Zhvillohen zakonisht tek të porsalindurit dhe zhduken brenda muajit. Ato krijohet kur qelizat e vdekura mbeten brenda lëkurës duke krijuar kështu toptha të bardhë.

Çfarë i shkakton?

Nuk ka ende një studim të mirëfilltë mbi arsyet pse shkaktohen, por ekspertët mendojnë se përdorimi i produkteve të ashpra për lëkurën mund të jetë një ndër shkaktarët.

Arsye të tjera lidhen me përdorimin e ilaçeve, problemet e lëkurës, tatuazhet etj. Në raste të tilla, mund të shfaqen edhe në pjesë të tjera të trupit.

Si trajtohen?

Në pjesën më të mirë të rasteve, njerëzit zgjedhin të mos i ngacmojnë dhe preferojnë të presin derisa të largohen vetë. Disa përdorin produkte natyrale si uji i trëndafilit, mjalti, aloe vera (thjesht lyen sipërfaqen problematike). Por nëse nuk funksionon me maska, bëni një kontroll tek dermatologu.

Në vijim gjeni dy video-tutorial mbi disa prej maskave më efektive për të larguan milia-n.

 





Lajmet e fundit nga