Fjalimet para Kryeministrisë/ Protestuesi: Pushtetarët janë tmerruar, nuk gjejnë vend ku të futen
Pas grumbullimit në qendër të Tiranës dhe vendosjes para g...
Pas grumbullimit në qendër të Tiranës dhe vendosjes para g...
Nga Ilir Levonja
Nuk e di se si i lexojnë shqiptarët këtë konstatimin e Ramës, këtë legenizmin, a legenët, për kuadrot socialistë që po sipas tij kanë prishur imazhin e qeverisjes. Nuk e di se si e përtypin, se si u shkon poshtë kur dëgjojnë të parin e vendit, të quaj legenë ata që bëri betejat elektorale dhe i pranoi t’i ketë gjymtyrë në qeverisjen e vendit. Një ndjesë?! Një justifikm?! Një lloj vetgjyqësie me ngritje supesh? A një shpëlarje të fytyrës duke nxjerrë veten kallëp sapuni?! Them nuk e di pasi, në standartet aktuale të demokracisë janë tregues ulëritës të kalbëzimit total të një administrate publike a shtetërore si ajo e jona. Dhe pa asnjë diskutim që legeni kryesor është ai që qeveris dhe që bën e gjen fajtorët tek vartësit a njerëzit me të cilën bëri të pamundurën veç jo elektorat, me këta ai luftoi pa njohur kompromisin, institucionet etj., si e si të marri frenat e një vendi.
Ata nuk janë legenë zotëri? Janë pjesë organike e sojit tonë. Kështu u mësuam? Na merri këto para dhe shpërndaja lagjes. Nuk ka rëndësi se nga vinë? Kush i jep? Jo, jo, asnjë rëndësi. Të tillë u bëm, jeniçerë të emrave a njëshave që tashmë janë faktor prej mbi 30 vjetë në fatet e një vendi që quhet Shqipëri. Si mund t’i thuash legen një kuadri partie që luftoi dhëmb për dhëmbë me demokratët, me qëllimin e vetëm për të sjellur në pushtet modelistin e shallvareve të Tironës? Ne për ato kemi nevojë? Se shteti kështu forcohet. Jo me ekonomi tregu, hapje të vendeve të punës, me industri, makineri, me trupa mbrojtje tokë ajër det. Jo, jo… Shtetin e bëjnë pasarelat e shallvareve. Ekonominë pemët që mbjell lali Eri. Këta legenë janë pjesë e kësaj epidemie shfarosëse të farës tënde. Të farës suaj që të gjithë i qarkulloni veç vetveten jo!
Tani përshembull është e tmerrshme të dëgjosh se si një opinion i tërë dallgadiset në një det shfrymës që, ja akoma nuk e besoni që Rama po bën reforma? Eshtë absurditet vetëm i sojit tonë… ky fakt, ku merr pushtetin me Milon, puthesh me Milon, qeveris me Milon dhe në fund Milo del legen. Por nuk ke faj, Enveri i nxirrte si puçista, si tradhtarë, armiq të klasës, kurse ti…, në mënyrë më të moderuar i quan legenë. Dhe e di, me që rrjedha e mendimit na nxorri përpara Enverin. Lind pyetja a ishin tradhtarë vërtetë ata që vranë e prenë me ‘të, që ndërtuan vendin me ‘të, ndërtuan diktaturën e proletariati, të prosperitetit dhe luftës së pamëshirmshme të klasave?
Po pa diskutim që ishin … Veç ama tradhtarë të Enverit, jo të vendit. Për vendin ishin një farë e keqe dhe aq. Ishin të Enverit se një qëllim kishin, atë të udhëheqësit, të vrisnin dhe të zhduknin cilindo që u dilte përpara, që mendonte ndyshe. Kësisoj a është legen në fakt një kuadër a militant partie sot, një nga ata që lufton e vret e pret me ty, që mori postin e një deputeti a drejtori? Logjika është e thjeshtë, që po. Veç ama legeni më i madh, kazani është ideatori, frymëzuesi, numri një i tyre. Dhe po t’i pyesësh, tu afrohesh e tu thuash se kush, cili është ky strategu i legenizmit, goja e tyre ka emrin tënd. Ndaj mjerë ai vend që u ka mbi kokë, mjerë ajo shoqëri, rini e ardhmëri.
Ministria e Brendshme ka njoftuar për një operacion tjetër t...
Një ditë pas inspektimit, të urdhëruar nga ministri i Turizm...
“Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur votimin e projekt-lig...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një pronon...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur...
Internet of Things (IoT) po ndryshon botën rreth nesh. Milia...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Qën...
Policia e Shkodrës në bashkëpunim me atë të Malësisë së Madh...
Komentatori sportiv Drita Shakohoxha ofendoi gazetarët e kro...
Gazetari Artan Hoxha, në një postim në rrjetet sociale, ka p...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranishëm ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur...
Në dekadën e fundit, Qendrat Tregtare e kanë revolucionarizu...
Aktorja shumë e njohur, Olta Gixhari, është një ndër persona...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në rrjetet so...
Ministria e Brendshme në Maqedoni ka marrë në mbrojtje deput...
Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të lirojë Redi Popeskun, p...
E fejuara e këngëtarit, Arkimed Lushaj ka reaguar pas arrest...
Mes personave të arrestuar nga policia në megaoperacionin e ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...