LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngec në “sitë”/ Vettingu i pret “kokën” një tjetër gjyqtari

8 Tetor 2018, 08:10, Aktualitet CNA
Ngec në “sitë”/ Vettingu i pret “kokën”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit në Korçë, Sotiraq Lubonja, i cili ishte edhe kandidat për anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sa i takon vlerësimit të figurës së gjyqtarit, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e gjen ate të përshtatshëm për të vijuar detyrën, ndërsa ILDKP raportoi në KPK për deklarim të pasaktë pasurie. Sipas ILDKP gjyqtari ka fshehur pasurinë, ka bërë deklarim të rremë, si dhe ka mungesë burimesh të ligjshme.

Trupa gjykuese e KPK, e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari deklaroi gjatë seancës dëgjimore me këtë gjyqtar se Lubonja nuk ka pasur para të justifikuara për ndërtimin e një shtëpie me vlerë 6,5 milionë lekë, në periudhën 1995-2002.

Lajmet e fundit nga