web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi në rrjetet sociale/ Shqiptarët të zhgënjyer nga Rama

3 Tetor 2018, 19:34, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar shefin e qeverisë, Edi Rama.

Berisha ka publikuar një postim të portalit ?jetaoshqef?, në rrjetet e tij sociale, ku paraqitet një sondazh, ku qytetarët pyeten, nëse kanë apo jo me besim te Rilindja.

Sipas rezultateve, 79% e ndjekësve të portalit ?jetaoshqef? kanë votuar jo.

Sipas Berishës, kupa po derdhet dhe shqiptarët duhet ta largojnë Edi Ramën.

“Kupa eshte mbushur dhe po derdhet! Ta krrejme, ta krrejme, ta krrejme kalbesiren! sb”, shkruan Berisha në postimin e tij. /CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga