web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mashtrimi me taksat/ Trump e ka punën pisk

3 Tetor 2018, 17:27, Aktualitet CNA

Departamenti i Tatimeve në New York, konfirmoi pretendimet e gazetës New York Times, se presidenti Donald Trump, ka ndihmuar prindërit e tij, për të shmangur miliona dollarë taksa.

Në artikullin e New York Times, thuhej gjithashtu se Trump gjatë viteve 1990, ka qenë i përfshirë në skema të ndryshme mashtrimi me taksat.

Ndërkohë Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, u shpreh se ky është një sulm çorientues ndaj Trump, pasi transaksionet janë kryer tek autoritetet tarimore dekada më parë.

Përsa i përket Trump, ky i fundit ka preferuar të heshtë ndaj akuzave, ndërsa avokati i tij Charles Harder, u shpreh nëpërmjet një deklarate, se pretendimet e gazetës janë të pavërteta, pasi bazohen mbi fakte të rreme. /CNA.al





14:53 Aktualitet

Pleqëria e bekuar

Nga Miron ÇakoKur lind një njeri të gjithë e urojnë: “Me jet...

Lajmet e fundit nga