Ndalimi i qeseve plastike/ Klosi tregon se me çfarë do të zëvendësohen
Tre muaj nga hyrja në fuqi e vendimit të qeverisë që ndalon ...
Paraditen e sotme deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ngriti akuza kundrejt kryeministrit Rama, Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt dhe policisë së Fushë-Krujës, të cilët sipas tij kanë fshirë pamjet e kamerave në komisariat.
Pas këtyre akuzave ka reaguar Ministria e Brendshme, e cila me anë të një deklarate, për shtyp ka thënë se Partia Demokratike po sulmon me fakte të deformuara.
Gjithashtu në këtë deklaratë shkruhet se Partia Demokratike, po hedh baltë mbi Policinë e Shtetit.
Deklarata e plotë
PD-ja po vijon të sulmojë me fakte të deformuara dhe të hedhë baltë pafund mbi Policinë e Shtetit.
Për çdo kërcënim të pretenduar, Policia e Shtetit ka kryer veprimet proceduriale në mënyrë profesionale dhe ka referuar dosjen për ndjekje të mëtejshme në Prokurori.
E ka bërë këtë me denoncuesen Xhisiela Maloku, edhe pse ajo u tërhoq nga kallëzimi, që prej datës 23 korrik 2018, e ka bërë këtë edhe me denoncimin e ish-oficerit që braktisi detyrën, Emiljano Nuhu, që prej 30 korrikut 2018.
Çdo veprim i Policisë së Shtetit dhe i SHÇBA-së, që është investuar që nga momenti i parë i bërjes publike të pretendimeve, janë transparente dhe të referuara në Prokurori. Hetimet po drejtohen nga ky institucion dhe janë deleguar një sërë veprimesh, që ndihmojnë për zbardhjen shpejt të ngjarjes, zbardhjen e plotë të rrethanave, sqarimin e çdo pikëpyetjeje të publikut dhe ajo që është më e rëndësishmja, të përballen personat e implikuar me përgjegjësitë penale.
Në respekt të publikut, SHÇBA-ja sqaron se janë marrë në pyetje jo vetëm punonjësit e Policisë në Krujë, Fushë Krujë, Durrës, Berat e Tiranë, por edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për faktet.
Referuar deklarimeve të zyrtarit të radhës së PD-së, është realisht e provuar dhe me dokumente se pretendimi për kërcënim i ish-oficerit Nuhu është duke u hetuar që nga momenti i parë i denoncimit. Dhe këtë hetim nuk po e drejton Policia, por Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjithashtu, i rikujtojmë juristit Alibeaj, se në momentin kur çështja referohet në Prokurori është vetëm ky institucion, Zot i saj, dhe Policia e Shtetit është vetëm në funksion të hetimit. Të gjitha deklaratat dhe akuzat me sfond të qartë politik janë vetëm përpjekje për të intimiduar agjencitë ligj zbatuese dhe vonuar apo penguar zbardhjen e së vërtetës.
Koha kur Ministra, firmosnin urdhra drejtuar Prokurorisë dhe bëheshin Zot të çështjes, për të mbuluar paudhësitë e qeverisjes së kohës, nuk ekziston. I kujtojmë z. Alibeaj, megjithë sikletin që mund të ketë patur, se publiku e ka ende të freskët skandalin ligjor të ish-ministrit të Drejtësisë në Prokurorinë e Tiranës, për një dosje që shqetësonte pushtetin e kohës.
Në mbyllje, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat mbeten të hapura, transparente dhe nxisin fort Prokurorinë për të zbardhur shpejt të vërtetat dhe rrethanat për gjithë akuzat e ngritura./ CNA.al
Tre muaj nga hyrja në fuqi e vendimit të qeverisë që ndalon ...
Aktorja kineze Fan Bingbing është gjobitur me qindra milionë...
Aktori i njohur Johnny Depp ka mohuar të jetë i dhunshëm dhe...
Bëni kujdes! Në Instagramet e fashionistave të huaja dhe shq...
Të dashuruarit bëjnë gjithçka që propozimi për martesë të je...
Juristja e njohur Eni Çobani është shoqëruar në polici, ku e...
Juristja e njohur Eni Çobani është shoqëruar në ambjentet e ...
Disa media raportuan sot se juristja e njohur Eni Çobani ësh...
Fshati i quajtur Corippo, në kantonin italian të Zvicrës jug...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me akuzat ...
Në kulmin e Luftës së Dytë Botëtore, 100 vite më parë, në Sh...
Partia Demokratike ka reaguar sërish sot në lidhje me protes...
Një sasi rekord kokaine është sekuestruar në Milnao, pas një...
Kylie Jenner ka 7 muaj që kur ka sjellë në jetë vajzën e saj...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur sot rreth rap...
Është e vërtetë, nuk është një iluzion optik. Kjo është një ...
Një vaksinë eksperimentale po rezulton premtuese për trajtim...
Pas suksesit me restaurimin e Pazarit Historik të Gjirokastr...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Me anë të një deklarate për mediat, deputeti i Partisë Demok...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...