web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj lyen me bojë të kuqe korsitë e biçikletave/ Pedagogu jep alarmin e fortë

16 Shtator 2018, 12:51, Aktualitet CNA

Bashkia e Tiranës prej disa ditësh ka nisur një aksion për shtrimin me bojë të kuqe të korsive të biçikletave.

Pedagogu i i kimisë Sokol Abazi ka dhënë detaje dhe për rrezikshmërinë e substancave që ka kjo bojë.

Abazi ka treguar se në rast ekspozimi të njerëzve për një kohë të gjatë në një ajër të tillë mund të shkaktojnë probleme të shumta shëndetësore, e madje dhe kancer.

??Ambientet e shtëpisë sime ishin të mbushura me atë aromë, ishte e pamundur që të qëndroje në shtëpi, dhe jam detyruar që të largohem atë natë. Unë e njoh mirë këtë substancë, pasi kam realizuar mbrojtjen time doktorale për këtë temë?,– ka thënë  ai për Fax News.

Më tej pedagogu ka theksuar se  përdorimi i këtyre substancave në një kohë të gjatë sjell dëme në rrugët e frymëmarrjes, në mëlçi, dhe nëse ndodh për një kohë të gjatë mund të sjellë kancer./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga