web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta: Kosova dhe Serbia drejt BE-së pa prekur çështjen e kufijve

16 Shtator 2018, 11:43, Aktualitet CNA

Në një intervistë për gazetën italiane ??Il Messaggero? Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur në lidhje me çështjen e kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë.

Meta tha se Kosova dhe Serbia duhet të konsolidojnë marrëdhëniet e të shkojnë bashkë drejt BE pa prekur çështjen e kufijve.

I pyetur se nëse ka frikë për destabilizim pas tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, Meta tregon se për paqen, jo vetëm në rajonin tonë, është themeltare që Beogradi dhe Prishtina të konsolidojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë bashkë, akoma më shumë, në rrugën e integrimit europian por pa prekur çështjen e kufijve.

Meta foli dhe për takimin që do të bëjë nesër në Vatikan me Atin e Shenjtë të cilin Meta e falenderon për vëmendjen e veçantë që ka patur për Shqipërinë.

?Ne falenderojmë Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë që ka patur për Shqipërinë dhe mbështetjen për bashkëjetesën tonë shembullore fetare. Mbi të gjitha vendi ynë është vendi i Shenjtores Nënë Terezë dhe i Kardinalit Ernest Simoni-Troshani, i martirizuar për dekada në burgjet komuniste bashkë me dhjetra klerikë të tjerë.? Shprehet presidenti Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga