web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha ‘i hedh dorashkën’ Ramës pas takimit me Idrizin/ Ja mesazhi që i dërgon

16 Shtator 2018, 10:27, Aktualitet CNA

Takimi i nisur që prej orës 11 midis kreut të PDIU, Shpëtim Idrzit dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës në hotel Rogner ka përfundur.

Lulzim Basha ka thënë se opozita e bashkuar do të vazhdojë misionin e sa për rrëzimin e qeverisë Rama dhe se zgjerimi i frontit opozitar me PDIU i shërben objektivit madhor të çdo demokrati: çlirimin e qeverisjes nga krimi.

?Opozita e bashkuar ka disa qëllime, si të çlirojë vendin nga bandat e krimit dhe ekonominë nga oligarkët. Do të vazhdojmë se bashku me të gjithë aleatët, bashkëpunimi do të shtrihet në të gjitha fushat?,- është shprehur Basha.

Më tej Basha ka thënë se PD-ja ka qenë dhe do të jetë mbështetëse për çështjen çame dhe se do luftojnë për kthimin e pronave që personave që kanë lindur në Çamëri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga