web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama si Ramiz Alia/ Spartak Ngjela zbulon të përbashktën

28 Gusht 2018, 16:46, Aktualitet CNA

Avokati Spartak Ngjela gjatë intervistës së tij në ?News 24? foli edhe për kompesimin e pronave në Shqipëri.

Ngjela tha se qeveria nuk ka buxhet për kompensimin e pronave dhe për këtë arsye duhet të largohet.

Ai përmendi edhe  Ramiz Alinë, për të cilin tha se e dorëzoi pushtetin, pasi nuk kishte më para.

?Këta kujtojnë se janë në Gjykatën e Rrogozhinës. Është turp për nivelin. Me këtë kuptojmë se këta nuk duan të harxhojnë para për pronat. Këta nuk kanë buxhet, duhet të ikin. Edhe Ramizi  e dorëzoi e pushtetin se nuk kishte më para?- ka  shpjeguar Ngjela më tej.

Avokati Ngjella përmendi edhe audio-regjistrimin, ku gjyqtarit shqiptar në Strasburg, Ledi Binaku, i kërkohet që të ndikojë në favor të qeverisë shqiptare për të shtyrë një vendim për çështje pronash./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga