web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërkesa e pazakontë e Ballës për PD-në/ “Më çoni në Prokurori”

28 Gusht 2018, 16:07, Aktualitet CNA

Në një intërvistë dhënë për Fax News, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka sfiduar hapur Partinë Demokratike, lidhur me akuzat që kjo e fundit ka hedhur në emër të tij për lidhje me botën e krimit.

Ai ka kërkuar që PD ta çojë në Prokurori nëse ka fakte për akuzat.

Balla ka thënë se nëse PD do të kishte pasur fakte për akuzat që i ka adresuar do të kishte bërë kallëzim në Prokurori, por për aq kohë sa kjo nuk ka ndodhur provat mungojnë.

?Unë nuk kam abuzuar në asnjë moment me akuzat e mia kundrejtë PD-së. Nëse unë do të isha abuzues, do të thosha që ai është duke u çuar një mesazh miqve me të cilët kishte dalë në foto. Këtë përgjegjësi e ka Prokuoria.

Por le të më çojnë në Prokurori nëse kanë fakte. Për aq kohë sa nuk ka prova, nuk ka as kallëzim penal. Kjo strategji që ka zgjedhur nuk e çon para PD-në, për aq kohë sa ajo nuk bën një kallëzim penal dhe më pas të hetohet nga Prokuroria?,-tha Balla ndër të tjera. /CNA.al





Lajmet e fundit nga