web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfaaarë?! Këngëtari i famshëm qenka martuar në fshehtësi të plotë dhe e pranoi vetë!

28 Gusht 2018, 16:46, Aktualitet CNA

Ed Sheeran ka lënë të kuptohet se ai është martuar në fshehtësi me të fejuarën e tij Cherry Seaborn, pasi vuri në dukje unazën e tij në një intervistë për median ?Access?.

Këngëtari 27-vjeçar u shpreh se nuk do t?i bëjë asnjëherë gjërat para publikut, pasi vetëm u skuq ndërsa vuri në dukje unazën në gishtin e martesës.

Ed njoftoi fejesën me 26-vjeçaren Cherry në janar, pasi postoi një foto në ?Instagram? ku shkruante: ?I gjeta vetes një të fejuar para vitit të ri?.

Gjatë intervistës këngëtari u pyet: ?Diçka rreth detajeve të dasmës? Keni zgjedhur ndonjë datë? E keni gjetur vendin??.

 

Në vend që të refuzonte të përgjigjej, këngëtari mbeti i shtangur për pak, para se të drejtonte shikimin nga unaza në gishtin e martesës.

Në këtë mënyrë duket se nënkuptoi se ai është martuar tashmë.

 

Ndërsa u pyet si ka mundësi që i ka shpëtuar medias kjo gjë, këngëtari u shpreh:

?Unë nuk bëj asnjëherë asgjë publike?.





Lajmet e fundit nga