web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Punësimi i militantëve në administratën shtetërore/ Zbulohet skandali i radhës i Qeverisë

22 Gusht 2018, 19:30, Aktualitet CNA

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka bërë publik denoncimin e një qytetari, për emërimet në administratën shtetërore.

Në denoncim thuhet se Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ka emëruar në pozicionin e krye inspektorit të mjedisit në Durrës Edlir Çerrin, i cili është militant i PS.

Ndërkohë për këtë pozicion pune vazhdon më tej denoncuesi, nuk është shpallur vendi vakant dhe nuk është zhvilluar asnjë konkurs.

Gjithashtu ky person, i vendos gjoba nga 3 apo 4 mijë eurove bizneseve pa leje mjedisore dhe më pas u jep mbrotje, thuhet më tej në denoncim.

Postimi i plotë

1 denoncim qe shfaq 3 arsye pse eshte degjeneruar ky vend
Ky denoncimi i rende me erdhi sot. Nuk ve doren dot ne zjarr qe te jete plotesisht i vertete pasi mund te kete vend edhe per dyshim apo sqarime. Ama jane te qarta 3 probleme te renda qe tregojne pse ky vend po shkon ne drejtim te taulantizimit.nje militant politik ne nje pozicion kyc te nepunesit civil. As nuk ka shpallur vendin vakant dhe as nuk ka marre njeri me konkurs nga DAP. 

2. Z. Klosi ka punesuar nje militant partiak dhe jo nje specialist mjedisi. Kjo per arsye se ky person nuk figuron te kete mbaruar per inxhinieri mjedisi qysh prej te pakten 2010 kur une ofroj dy kurse per studentet. Nese z. Klosi ka ndonje fakt per te kunderten le ta prezantoje.

Ky ne fakt eshte ne vijim te emerimit te ish kreut te PS Durres dhe ish kreut te doganes se portit si Kryeinspwktor Shteteror te Mjedisit ndonese buk ka asnje lidhje me mjedisin. Nese z. Klosi nuk ia ka haberin fare ceshtjeve te mjedisit dhe as nuk njeh specialiste te fushes me shume kenaqesi mund ti jap nje liste studentesh te shkelqyer, masterash apo edhe doktoranteah qe jane diplomuar pergjate ketij 10-vjecarit te fundit.

3. Ky person hap nje profil te institucioni shteteror dhe del ne foto me kryebetonaxhiun e Durresit a thua se kjo eshte pamja me e mrekullueshme qe punonjesit e institucionit shteteror duhet te ruajne!!! Ky nuk kupton qe pozicioni i tij duhet te jete per te ruajtur mjedisin dhe jo gjushet e pushtetit, nuk kupton qe betonaxhonjte duhet ti kontrolloje dhe coje ne ndjekje penale kur demtojne mjedisin sic ka bere me bollek gjushi.

Ky inspektoriat shteteror do duhej te behej zeri i atyre qe nuk flasin dot qofshin njerez hallexhinj qe percmohen nga betonaxhiu dhe qofshin habitate, bime, pyje, shpende apo kafshe qe gezojne status mbrojtje.

E megjithate ne malin e paligjshmerive te kesaj qeverie dhe lidhjeve me trafikantet e droges dhe qenieve njerezore keto shkelje ligjore duken te paperfillshme dhe kjo eshte edhe nje tregues tjeter i degjenerimit qe ka pllakosur ne vend./CNA.al





Lajmet e fundit nga