web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trazirat në javën e parë të Superiores/ Zbardhen vendimet e Komisionit të Disiplinës

22 Gusht 2018, 16:40, Aktualitet CNA

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbardhur sot vendimet në lidhje me parregullsitë e vërejtura në ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë dhe javës së parë të Kategorisë Superiore.

Komisioni i Disiplinës i ka cilësuar të parregullta protestat e presidentit të Laçit, Pashkë Laska, duke e dënuar atë me 2 ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Gjithashtu Laskës i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, territorit përreth fushës së lojës dhe stolit të rezervave.

Në lidhje me sfidën kryesore të Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Partizanit, komisioni i disiplinës ka dënuar me 5 ndeshje pezullim dhe 300 mijë euro gjobë klubin korçar, për sjellje  të gabuar të tifozëve.

Ndërsa për klubin nga kryeqyteti, komisioni i disiplinës ka vendosur 200 mijë euro gjobë dhe zhvillimin e katër ndeshjeve pa tifozë, për shkak të hedhjes në fushë të sendeve të forta  dhe akteve të dhunës të shfaqura gjatë takimit.

Ndërkohë për Tiranën dhe Kukësin, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve dhe reagim ndaj zyrtarëve të ndeshjes ka vetëm paralajmërime.

Përsa i përket kërkesës së lojtarit të KF Vora, Artur Sejdini, komisioni i disiplinës është shprehur se nuk ka kompetenca. /CNA.al





14:52 Aktualitet

Sindroma e shtatorit

Nga Lorenc VangjeliPrania e diçkaje mund të ndjehet kryesish...

Lajmet e fundit nga