Punësimi në Gjermani/ Si mund të merret viza nga punonjësit që i mungojnë tregut të punës
Të tërhiqen më shumë punonjës të kualifikuar në Gjermani – k...
Nga Lorenc Vangjeli
Prania e diçkaje mund të ndjehet kryesisht vetëm nëse kupton mungesën e saj. Edhe pse shumëkush e mban në dorë, Smartphone, ose zyra lëvizëse e dëshmon me ulërimë praninë e vet sidomos kur kujton mungesën e saj. Eshtë pikërisht kjo zyrë lëvizëse që kujton shtatorin edhe në këto ditë përvëluese gushti që po shkon drejt javës së fundit të tij.
?Në shtator do të ndodhë?!
?Do të ndodhë në shtator?!
?Prisni shtatorin për të parë se çfarë do të ndodhë?!
Paralajmërime të tilla vijnë nga zyrat ambulante të politikës që tashmë është e gjitha me rroba banjoje drejt një publiku që edhe kur është me pantallona veshur, ëndërron vetëm rrobat e banjos.
Ky shtator i pritshëm është projektuar si një Déjà vu totale me një rresht shtatorësh të tjerë në të shkuarën. Eshtë një film i parë shumë herë, pavarësisht ngjyrës së qeverisjes apo të opozitës në Shqipëri. Njëlloj si për të thënë se politika nuk pushon kurrë në Shqipëri.
Njëlloj si për të mbajtur tendosur si llastik vëmendjen e publikut që nga një kredhje në ujë në tjetrën joshet të mendojë se politika nuk pushon kurrë.
Çfarë paralajmërohet për këtë shtator? Ka shumë që venë bast se do të ketë ndryshime në qeveri. Se Edi Rama do të heqë ca dhe do të verë ca të tjerë. Dhe pastaj si guri që hidhet nga lart, rrokullisja e tij poshtë do të heqë ca për të vënë ca të tjerë në hallkat dhe rrathët e poshtëm të pushtetit.
Për ndonjë muaj do të diskutohet pse iku filani dhe pse erdhi filani, muaj të tjerë më pas filani i hequr do të ndjehet keq se pasardhësi ?i paaftë po i shkatërron gjithë punën që kishte bërë? dhe pasardhësi do t?i thotë gjithkujt se as në mend nuk e kishte çuar sesa ?i paaftë kishte qenë paraardhësi i tij?!
Nëse ky bast nuk verifikohet ? vetë i zoti i punës, kryeministri, nuk ja ka rrëfyer askujt se çfarë ka në mend të bëjë ? sërish nuk ka asnjë problem. Klisheja e vërtetuar: ky Ed Rama është fare i paparashikueshëm, vlen edhe kësaj here si përherë, si justifikim.
Edhe pse me ardhjen e shtatorit, askush nuk jua ka ngenë paralajmërimeve të harruara për shtatorin. Edhe pse fundja qeverisja është një orkestër me një instrumentist të vetëm që edhe dirigjon, edhe luan në çdo instrument; edhe pse që në fillim dihej që çdo filan që zëvendëson filanin, ndryshon vetëm fatet e filanëve, por jo të qeverisjes. As për mirë dhe as për keq.
Nga përballë qeverisë, opozita po e projekton me padurim shtatorin e saj si prisnin me durim aleatët zbarkimin në Normandi, në Luftën e Dytë Botërore. Krahasimi nuk është hiç topall, edhe pse me syzet e opozitës së djathtë, rilindësit e sotëm të majtë, nuk ju kanë lenë kusur nazistëve të djeshëm.
Në opozitë thonë dhe venë bast se duke nisur nga shtatori, dy ministra do të kenë probleme serioze me denoncime të njëpasnjëshme për faje të provuara. Një i tretë do të ketë një hall epik që do ta bëjë shumë qesharak në sy të publikut. Dhe dy të tjerë do të jenë të kapur në grackat teatrale të studiove televizive si laraskat e dikurshme në tragjedinë e Shekspirit.
Me pesë ministra të tillë, me gati një të tretën e kabinetit të fshirë nga skandalet, edhe shefi i tyre nuk do ta zgjaste dot më shumë.
Shto dhe përfshi në skandale, si në reaksion zinxhir dhe një numër të rritur në progresion gjeometrik me kryetarë bashkie, me drejtorë dhe administratorë të tjerë, me funksionarë të lartë, të emëruar apo të zgjedhur, shto edhe për më shumë kërcunjtë rastësorë që sjell si rregull lumi kaotik i përditshmërisë shqiptare dhe sipas fallit opozitar, e majta as nuk ka sy për Qabe? dhe as nuk ka Qabe? që t?i bëjë derman.
Dhe në Tiranë do të shihej si Edi do të detyrohej të këmbehej me Lulin në bulevard, Paloka do të konvertohej kokë më kokë me Ballën, Aldo me Pandin, Rahmani me Xhemalin, Fadili me Nadiren dhe ndoshta ndodh edhe rokada e hijshme mes Gertës dhe Gridës.
Nëse nuk verifikohen këto baste, nuk ka sërish asnjë problem. Shtatori vjen sërish. Ai do të vijë menjëherë mbas gushtit të vitit tjetër, me një njëjtët personazhe, me të njëjtat paralamërime, me të njëjtën zyrë lëvizëse në plazh; me Smartphone-t magjikë që u shpikën për të zhdukur largësinë mes të dashuruarve, por që i kanë ngjitur fort këpucëve të publikut politikën e përditshme.
Askush nuk e di sesi mund të jetë Shqipëria pluraliste pa politikën që paralajmëron çdo gusht për hatatë e shtatorit. Mund të jetë më e topitur, më e flladitur, më e plazhitur, më e qetë, më e përgjumur, por mund të jetë edhe njëlloj sepse dikur, në gjuhë popullore, Déjà vu-në e quanin: ?Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë, do të jetë?. Qoftë gusht, qoftë sindromë shtatori.
Të tërhiqen më shumë punonjës të kualifikuar në Gjermani – k...
Zjarret në çerdhen nr. 14 dhe nr. 16 në Tiranë, që përveç dë...
Gazetari Denis Dyrnjaja me anë të një postimi në rrjetet soc...
Në Shqipëri vihet re një rritje e numrit të azilkërkuesve ng...
Gjatë këtyre ditëve India ka qenë është përfshirë nga rreshj...
Policia ka arrestuar shkaktarin e aksidentit të rëndë të ndo...
Emigrantët shqiptarë janë dyndur drejt kufirit grek, pas fes...
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në profi...
Fluksi i njerëzve që kthehen në shtetin fqinj Greqi, është v...
Profesori i njohur Agron Gjekmarkaj, në një opinion të botua...
Profesori i njohur Agron Gjekamarkaj, në një opinion të gjat...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot paradite n...
Angela Merkel do të vizitojë këtë javë Azerbajxhanin, ku në ...
Mëngjesin e sotëm bregdetin e Durrësit e kanë pushtuar delfi...
Këtë sezon markat më të njohura të modës po i rikthehen rrën...
E keni dëgjuar ndonjëherë pyetjen: Pse hap gojën kur vendos ...
Mënyra më e mirë për të rritur numrin e ndjekësve në Instagr...
Aktori Ernest Zymberi, i cili është bërë i njohur me rolin e...
Gjykata e Lartë i bën thirrje gjyqtarëve të Gjykatave të Ape...
Raportuesi gjerman i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipëri...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...