web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dështon propaganda e Niko Peleshit/ Fermerët hedhin në kanal prodhimet

22 Gusht 2018, 16:27, Aktualitet CNA

Fermerët  e fshatit Strumë të Fierit janë detyruar që perimet  e prodhuara prej tyre ti hedhin në kanal.

Jo vetëm fermerët e fshatit Strumë por edhe ata të fshatrave të tjera të Lushnjës dhe Fierit, kanë të njëjtin fat.

Me muaj të tërë ata mundohen të kultivojnë produkte të ndryshme me shpresën se do t?i shesin, por tregu iu shkatërron çdo plan per shkak të çmimeve të ulëta.

Ndërkohë  që Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi propagandon mbështetjen e fermerëve për shitjen e prodhimeve të tyre, në realitet po ndodh e kundërta.

?Ishim në tregun e Lushnjës dhe të Fierit dhe nuk i shitëm dot, prandaj u detyruam i hodhëm poshtë…Faleminderit shtet!”. Kështu është komentuar nga fermerët një video, e hedhur në rrjetet sociale, ku shihen duke hedhur perime të tëra në kanal.

Hedhjet e prodhimeve në kanal po përsëriten çdo vit, në pranverë me presh e lakër, ndërsa në vjeshtë vendin e tyre ne kanal e zënë pirgjet me domate e kastravecë të kalbur.

Videoja e mëposhtme është regjistruar në fshatin Strumë, por me të njëjtën situatë përballen edhe fermerët në fshatra e tjera të Lushnjës dhe Fierit.

 

 





14:52 Aktualitet

Sindroma e shtatorit

Nga Lorenc VangjeliPrania e diçkaje mund të ndjehet kryesish...

Lajmet e fundit nga