web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi jetën në Genova/ Bokrina përcillet për në banesën e fundit

21 Gusht 2018, 09:00, Aktualitet CNA

Familja Bokrina në Shkodër ka hapur dyert e mortit, pasi sot jepet lamtumira e fundit për 32 vjeçarin Admir Bokrina, i cili humbi jetën nga shembja e urës në Genova, Itali.

32 vjeçari ishte duke shkuar në punë në kohën kur ndodhi tragjedia, dhe së bashku me të humbi jetën dhe shqiptari tjetër, 22 vjeçari Marjus Djerri. I lindur në 9 nëntor në vitin 1986 në Oblikë të Shkodrës, Admiri punonte në Genova si hidraulik.

Miq, të afërm, familjarë e qytetarë të shumtë marrin pjesë në ceremoninë mortore për ti dhënë lamtumirën e fundit djalit shqiptar.

Për dy të rinjtë u mbajtën homazhe me flamurin shqiptar dhe në Itali./CNA.al





Lajmet e fundit nga