web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto+Video- Ç’ndodhi mbrëmë në Tiranë?/ CNA zbardh fakte të reja

17 Gusht 2018, 09:05, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku një person pasi ka përplasur katër makina ka tentuar t?i largohet policisë.

Në media u raportua se incidenti dhe ndjekja e autorëve të përplasjes së mbrëmshme, sipas policisë kishte filluar më parë tek Bulevardi i Ri, pasi mjeti tip Volkswagen Tuareg  nuk i ka qëndruar policisë.

Pas këtij momenti forca të shumta policie kanë bllokuar Unazën në segmentin Stacioni i Trenit- Zogu i Zi, për të kapur personat e larguar dhe kapja e tyre u bë në kryqëzimin Jordan Misja.

CNA.al transmetoi live ngjarjen duke treguar detaje të pazbuluara për mediat e tjera dhe duke ofruar video e foto nga vendi i ngjarjes.

Të pyetur nga CNA.al dëshmitarët nga vendi i ngjarjes janë shprehur se pasi mjeti tip Volksëagen Tuareg tentoi ti largohej policisë ishte përplasur me një tjetër mjet në kryqëzimin Jordan Misja, ndërsa patrullat e policisë që ishin vënë në ndjekje të mjetit me motorra, i kanë lëshuar ato përtokë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e një prej personave që tentuan ti shpëtonin patrullave, që shihet live në videon e mëposhtme.

Më tej dëshmitarët dhe media raportuan se një person në makinë ishte i armatosur, ndërsa burime policore theksuan se kishte dhe drogë, pa saktësuar llojin e saj.

Ndjekja e policisë, aksidenti dhe kaosi i krijuar në unazë, solli dhe devijimin e trafikut, e megjithse ishte një orar shumë i vonë krijoji jo pak probleme në qarkullim.

Pas arrestimit të njerit prej autorëve të ngjarjes policia e Tiranës ka ndaluar dy të rinj, të cilët akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë dhe aksident me pasojë plagosjen e dy shtetasve.

Të arrestuarit janë shteasit Ervin Kodra dhe Gentian Koçi. Pasi përplasën një mjet tip Volkswagen Passat, ata tentuan t?i largoheshin policisë dhe u kapën pak çaste më vonë në rrugën ?Don Bosko?, me dy pistoleta TT. /CNA.al

Më poshtë foto nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Tiranë/ Foto ekskluzive

U arratisën pas aksidentit/ Policia në kërkim të autorëve

Detajet e aksidentit/ Policia ndoqi mjetin pasi u largua

Video ekskluzive/ Aksidenti në Tiranë, arrestohet shkaktari

Përplasi 7 makina ndërsa ndiqej nga policia/ Zbardhet identiteti i autorit





Lajmet e fundit nga