LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detajet e aksidentit/ Policia ndoqi mjetin pasi u largua

16 Gusht 2018, 21:41, Aktualitet CNA
Detajet e aksidentit/ Policia ndoqi mjetin pasi u largua

Një mjet tip Volkswagen Tuareg ka përplasur katër makina në Bulevardin e Ri  dhe më pas i është larguar policisë.

Menjëherë në ndjekje të tij janë vënë dy motora policie, të cilët bënë ndalimin e tij në kryqëzimin e rrugës Jordan Misja me Unazën e Re.

Mësohet se Tuaregu u përplas me një makinë tjetër dhe në këtë moment dy motorët e policisë u futën poshtë mjetit për ta ndaluar.

Menjëherë është arrestuar drejtuesi i mjetit, ndërsa personat e tjerë që ndodheshin në makinë janë larguar.

Zona është rrethuar nga forca të shumta policie, të cilat kanë nisur aksionin për kapjen e të arratisurve nga ngjarja.

Ndërkohë hetuesit kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, e cila nuk duket thjesht një aksident./ CNA.al

Lajmet e fundit nga