LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video ekskluzive/ Aksidenti në Tiranë, arrestohet shkaktari

16 Gusht 2018, 21:49, Aktualitet CNA
Video ekskluzive/ Aksidenti në Tiranë, arrestohet shkaktari

Një mjet tip Volkswagen Tuareg ka tentuar ti ikë policisë, pasi kishte përplasur më parë katër makina në Bulevardin e Ri.

Dy motorët e policisë, u vunë menjëherë në ndjekie të makinës, të cilët e ndaluan në kryqëzimin e rrugës ?Jordan Misja? me ?Unazën  e Re?.

Në ndjekje e sipër drejtuesi i Tuaregut, përplasi edhe një makinë tjetër, duke e shkatërruar atë.

Menjëherë policia arrestoi drejtuesin e mjetit, ndërsa personat e tjerë që ndodheshin në makinë u larguan.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur aksionin për arrestimin e të arratisurve nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë hetuesit kanë filluar hetimet për ngjarjen, e cila nuk dyshohet se është thjesht një aksident. /CNA.al

Lajmet e fundit nga