Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Ndërkombëtarët janë angazhuar shumë që reforma në drejtësi në vendin tonë të ecë ashtu siç duhet. Në korrik të vitit 2016 konsensusi politik për miratimin e kësaj reforme u arrit falë këmbënguljes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Ndërkohë edhe sot, edhe pse ka pa ndalim tentativa nga politika për ta penguar zbatimin e reformës në drejtësi, faktori ndërkombëtar është i vendosur që të mos e lejojë një gjë të tillë.
Çdo seancë dëgjimore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është monitoruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ndërsa nuk kanë munguar as kërkesat për ankimim tek Komisioneri Publik për rastet kur ka patur pakënaqësi nga vendimet e KPK. Komisioni i vetingut arriti që falë presionit të SHBA-BE brenda pak muajve të kalonte në sitën e vetingut pothuajse të gjithë emrat e listës prioritare. Por duhet theksuar se në fillim ritmi i punës së KPK ishte shumë i ngadaltë, ndërsa përgjatë muajit korrik komisionerët e vetingut morën hov të madh.
Sipas burimeve të gazetës ?SOT?, një gjë e tillë ndodhi sepse ONM u kishte dhënë ultimatum që para marrjes së pushimeve verore në gusht duhet të ishte përmbyllur rivlerësimi për pjesën më të madhe të emrave prioritarë.
Ndërkombëtarët i kanë dhënë ultimatum edhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ky i fundit është institucioni që vendos për ankimimet e Komisionerit Publik ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve si edhe për ankimimet e vetë këtyre të fundit. Por ashtu sikundër KPK në fillimet e saj, edhe KPA ka zhvilluar shumë pak seanca gjykuese që nga momenti i konstituimit të këtij organi. Deri tani organi kolegjial ka marrë vetëm 3 vendime përfundimtare për të gjitha ankimimet e bëra, qoftë nga Komisioneri Publik, ashtu edhe nga vetë subjektet e rivlerësimit të cilët janë shkarkuar nga komisioni i vetingut dhe nuk kanë qenë dakord me një vendim të tillë.
Më konkretisht, KPA deri tani ka shqyrtuar dhe marrë vendim për rastin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për ankimimin e ish-gjyqtarit të Durrësit, Besim Trezhnjeva dhe për ankimimin e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Por në listën e pritjes janë edhe shumë emra të tjerë, mes të cilëve mund të përmendim prokuroren e Shkodrës Besa Nikëhasani, Edmond Islamaj, Mirela Fana, etj. Për këtë të fundit seanca ishte caktuar në datën 16 korrik, por nuk u shty për në shtator pasi vetë subjekti i rivlerësimit, Mirela Fana, nuk ishte e pranishme në sallë. Por të gjitha këto zvarritje të shqyrtimit të ankimimeve duket se do të marrin fund. ONM ua ka bërë të qartë komisionerëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit se duhet të shpejtojnë me seancat dhe të mos krijojnë ngërçe në zbatimin e reformës në drejtësi. Për këtë arsye, edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ashtu sikurse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të nisë vrullshëm punën në shtator.
Në faqen zyrtare të KPA në internet janë bërë publike deri tani dy njoftime për seanca. Komisionerët e organit kolegjial do të nisin nga puna në 10 shtator, dita kur do të marrin në shqyrtim edhe ankimimin e Mirela Fanës. Vetëm dy ditë më pas, në datën 12 shtator, trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit do të mblidhet sërish, këtë herë për të vendosur për fatin e prokurores së Shkodrës, Besa Nikëhasani, të shkarkuar nga vetingu. Pra, KPA, me rikthimin në punë në shtator, do të zhvillojë 2-3 seanca në javë. Por gjasat janë që numri i seancave të shtohet dhe puna e komisionerëve të vetingut të jetë më intensive pas ultimatumit të ndërkombëtarëve.
Që ministrja e Kulturës është e paaftë të hartojë një strate...
Kthimi për rishqyrtim i dy ligjeve nga presidenti Ilir Meta ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e dielë 12 g...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Një ditë jo fort e mirë kjo e diel për të lindurit e kësaj s...
Në Gjermani është hapur një diskutim për shtimin e numrit të...
Organizatat e shoqërisë civile protestuan sot në Prishtinë p...
Këtë javë prindërit e Zonjës së Parë amerikane Melania Trump...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, trumbeton me t...
Shqipëria vijon të goditet nga tërmetet. Vetëm pak minuta më...
Plot 142 milionë euro, origjina e të cilëve është e papërcak...
Një predikues 83 vjeçar nga Indonezia, ka pranuar abuzimin s...
Gjykata Penale e Tiranës ka lënë nën masën e sigurisë arrest...
Mbyllja e një kompanie e cila punësonte 600 punëtorë është d...
Është duke u mbajtur në Komo të Italisë dasma më ekskluzive ...
Një shtetas kosovar ka tentuar të përdhunojë një turiste ang...
Shqipëria u godit sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë...
Jala njihet nga të gjithë si vendi ku festojnë kryesisht të ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë, u regjistrua r...
Një ngjarje e rëndë raporohet të ketë ndodhur në lagjen Tafi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...