web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zv.kryeministrja e pranon: ‘Peshqit e mëdhenj’ nuk janë kapur ende

10 Korrik 2018, 20:08, Aktualitet CNA

E ftuar në emisionin ?Studio e Hapur? në News24, zëvendës kryeministrja Senida Mesi ka komentuar punën e qeverisë në çdo sektor, por ndër të tjera ka folur dhe për ?peshqit e mëdhenj?.

Sipas saj ?peshqit e mëdhenj? nuk janë kapur ende edhe pse qeveria ka punuar për kapjen e tyre.

Pjesë nga intervista:

Senida Mesi: Ambasadori Lu ka deklaruar se disa peshq janë kapur?

Eni Vasili: A janë kapur ?peshqit e mëdhenj??

Senida Mesi: Nuk janë kapur akoma

Eni Vasili: A duhej që vettingu të fillonte nga politikanët dhe jo nga reforma në drejtësi, pasi kryesisht politikanët quhen si peshqit e mëdhenj?

Senida Mesi: Çdo politikan, anëtar i Kuvendit ka deklaruar legjitimitetin e aseteve. Gjithsecili nga anëtarët e Kuvendit ose dhe Këshilli i Ministrave. Unë jam e hapur para çdo kontrolli dhe verifikimi. /CNA.al





Lajmet e fundit nga