Video/ Policia bashkiake “terror” shitësve ambulantë
Bashkia e Tiranës po vazhdon betejën ndaj shitësve ambulantë...
Pas daljes në dritë të faktit se gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza ishte dënuar në Itali me vendim të formës së prerë me 40 ditë burg, ka reaguar Partia Demokratike.
PD i ka kërkuar presidentit të vendit Ilir Meta të shkarkojë nga detyra gjyqtarin, ndërsa i ka bërë thirrje Prokurorisë të fillojë procedimin penal ndaj tij për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit.
PD bën me dije se KPK duhet ta kishte shkarkuar gjyqtarin Thanza që në Prill 2018, kur janë vënë në dijeni të faktit, jo të lejonin që ai të qëndronte në detyrë edhe 3 muaj të tjerë.
Deklarata e plotë e Partisë Demokratike
Partia Demokratike është njohur sot me faktin e rëndë që një gjyqtar i lartë rezulton i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga autoritetet italiane të drejtësisë dhe këtë fakt e ka fshehur gjatë plotësimit të Formularit të Dekriminalizimit.
Pavarësisht nga rrethanat e pretenduara prej tij mbi kryerjen apo jo të krimit, Partia Demorkatike kërkon respektimin e vendimit të drejtësisë italiane dhe shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra.
Për këtë qëllim, apelojmë Presidentin e Republikës, si organ kushtetues përgjegjës për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, që të urdhërojë shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të gjyqtarit Admir Thanza, në kuadër të detyrimeve që burojnë nga ligji i dekriminalizimit.
Për Partinë Demokratike, një gjyqtar i dënuar penalisht nuk mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e gjyqtarit për asnjë sekondë më shumë pas vërtetimit të faktit të dënimit.
Komisionet e vettingut janë njohur me këtë të dhënë në mënyrë zyrtare që në muajin Prill 2018 dhe do të duhet të kishin urdhëruar menjëherë shkarkimin nga detyra të gjyqtarit në fjalë, pa patur nevojë për të vijuar edhe për 3 muaj procedurat e vlerësimit.
Dënimi me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe fshehja e këtij dënimi, pavarësisht detyrimit që buron nga ligji, është motiv i mjaftueshëm për të konkluduar shkarkimin nga detyra, për shkak se ky fakt përbën cenim të rëndë të besimit të publikut ndaj sistemit të drejtësisë.
Për këtë arsye, edhe organet e vettingut duhet të urdhërojnë shkarkimin e tij nga detyra, në zbatim të ligjit, pa asnjë vonesë të mëtejshme.
Deri në marrjen e këtij vendimi nga organet e vettingut, javën e ardhshme, kërkojmë nga Presidenti i Republikës që të urdhërojë sot shkarkimin e tij nga detyra, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin, duke shmangur në këtë mënyrë vijimin e qëndrimit të mëtejshëm të tij në detyrë, qoftë edhe për 1 javë.?
Gjithashtu, kërkojmë nga organi i prokurorisë fillimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit të lartë për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit prej tij. /CNA.al
Bashkia e Tiranës po vazhdon betejën ndaj shitësve ambulantë...
Partia Demokratike ka akuzuar me anë të një komunikate Proku...
Ish deputeti socialist Eduart Ndocaj në një postim në rrjete...
Punimet për linjën hekurudhore Tiranë- Durrës- Rinas, do të ...
Prokuroria ka vendosur datën dhe orën e seancës për të pande...
Polica ka gjetur një kufomë në afërsi të një përroi në Prren...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka lexuar raportin për pr...
Një operacion i përbashkët ndërkombëtar i policisë, godi një...
Puna e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u komentua nga ...
Operacion i përbashkët ndërkombëtar për goditjen e një grupi...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kukësit pasi një ...
“Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Kryetarit të P...
Gazetarja e e News24, Klodiana Lala, ka sqaruar situatën e g...
Policia italiane ka shkatërruar një rrjet shqiptar të prosti...
Gazetari Basir Çollaku ka komentuar procesin e Vetinngut, du...
Në samitin e NATO-s i cili do të zhvillohet të mërkurën dhe ...
Kryeministri Edi Rama, ka nisur fushatën e shkarkimeve në Vl...
Në Karnataka të Indis, shefi i policisë së këtij vendi u ka ...
Të paktën 12 persona mbetën të vrarë, mes tyre edhe fëmijë, ...
U arrestua në flagrancë shtetasi Aleksandër Gurra, 45 vjeç b...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...