web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Robbie Williams zbulon arsyen pse nxori gishtin e mesit në hapjen e Botërorit

20 Qershor 2018, 10:42, Lifestyle CNA

Tashmë botërori ka hyrë në ditën e shtatë që po mbahet në shtetin rus, ku po sjell edhe rezultatet befasuese.

 

 

Surpriza kishte edhe në ceremoninë e hapjes së kampionatit teksa Robbie Williams gjeti një mënyrë të çuditshme për të qenë në vëmendjen e gjithë botës.

Këngëtari bëri një gjest të shëmtuar duke i treguar kamerës gishtin e mesit, gjë e cila bëri të komentohet tejet shumë prej fansave.

Deri në ditën e sotme nuk dihej se për çfarë arsye veproi ashtu britaniku, por vetë këngëtari ka thyer heshtjen duke treguar pse e bëri një gjë të tillë.

?Isha nën presion të madh, sepse kishin mbetur edhe një minutë performancë dhe nuk e dija si ta zgjasja shfaqjen dhe kështu vendosa të bëja gjestin me gisht?, u shpreh këngëtari i famshëm botëror.

Kur u pyet nëse pendohet për veprim, Williams u përgjigj duke thënë se nuk e kishte në plan, por që nuk i beson vetes, raporton tg.

?Nuk i besoj vetes. Nuk e di se çfarë mund të bëj në çdo moment. Nuk ishte me plan. Plani ishte që të këndoja në sinkron dhe të mos rrëzohesha nga skena?, tha ai.





Lajmet e fundit nga