web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthehet “Balena Blu”, krijuesi 22-vjeçar: Adoleshentët janë të ligj

20 Qershor 2018, 11:50, Lifestyle CNA

Në Rusi është rikthyer loja e rrezikshme “Balena Blu” që u ka marrë jetën shumë adoleshentëve.

Rikrijuesi i saj është arrestuar ditën e sotme dhe ai rezultoi të ishte një 22-vjeçar i cili tentoi të çonte drejt vetëvrasjes rreth 40 adoleshentë.

Nikita Nearonov kishte krijuar një grup në rrjetet sociale ku promovonte lojën e rrezikshme që konsiston në plotësimin e disa detyrave për 50 ditë dhe përfundon me vetëvrasje të personit që luan lojën.

22-vjeçari i arrestuar sot shokoi me deklaratën e tij kur tha se adoleshentët janë të ligj dhe nuk meritojnë të jetojnë.

Mësohet se nga loja e tij kanë vdekur plot 8 adoleshentë ndërsa kanë arritur të shpëtojnë dy vajza që ishin pranë vetëvrasjes.

Nëse dënohet, 22-vjeçari do të vuajë deri në 6 vite burgim. Sipas detektivëve 8 rastet e tjera nuk dihet ende nëse viktimat janë gjallë apo kanë vdekur.

Nearonov vjen nga një familje e mirë dhe kishte një punë ku paguhej mirë në Moskë si një analist financiar, shkruajnë mediat.

Megjithatë  ai kishte “hobi” të ishte “kurator” i grupit të vdekjes dhe akuzohet edhe për trajnimin e 30 organizatorëve të tjerë në lojën vdekjeprurëse.

Nearonov vepronte kryesisht nga shtëpia e tij në Moskë, por gjente viktima edhe në rajone të tjera ruse, gjithashtu në Letoni e vende të BE, tha policia. Ai komunikonte me ta duke përdorur rrjetet sociale dhe u shpreh se sipas tij viktimat ishin të pashpresë dhe ai i ndihmonte. 22-vjeçari është në paraburgim në Chelyabinsk në pritje të hetimeve.





Lajmet e fundit nga