web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj “shkel me këmbë” artistët

18 Qershor 2018, 10:15, Aktualitet CNA

Debatet për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e Teatrit të ri vijojnë të jenë temë e nxehtë e politikës dhe jo vetëm.

Në vijim të dëgjesave publike për këtë çështje, pak ditë pas takimit me artistët, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka nisur sot një dëgjesë me arkitektë dhe inxhinierë lidhur me atë që do ndodhë me Teatrin Kombëtar.

Veliaj sot ka zgjedhur të flasë në emër të artistëve, ndërsa u shpreh se janë ulur tonet e debateve dhe është arritur në konsensus.

Në fjalën e tij Veliaj u shpreh se nuk është e rëndësishme që të dëgjohen vetëm artistët, po dhe urbanistë dhe njerëz të tjerë të fushës.

Veliaj ka folur me ?fakt të kryer?, ndërsa tha se ?Duhet të kemi teatër të ri, por si do ta kemi? Sa dhoma do të jenë? Këto janë detaje që janë pjesë e një negocimi?.

Pra, sipas kryebashkiakut Veliaj është fakt i kryer se do ketë Teatër të ri, çështja është sa dhoma do ketë. Këtë do diskutojë me artistët.

?Aktorët janë të rëndësishëm, por ashtu janë të gjithë, janë urbanistët, qytetarët. Ju falënderoj paraprakisht për durimin. E di që donit të gjithë të flisnit, por mendova se do ishte më e arsyeshme të flisnin fillimisht aktorët. Pjesa e dytë e dëgjesës iu dedikohet urbanistëve dhe artitektëve. Pse ndodh tani kjo dëgjesë? Kemi marrë një propozim për të zhvilluar atë zonë.

Po flasim për një arkitekt yll, që ka vënë firmën e vetë në disa nga ndërtimet më të mira në botë. Pse po ndodh tani? Siç e kërkon legjislacioni shqiptar, siç ka ndodhur me parlamentin dhe të tjerat. Të hapim një negociatë. Bashkia të jetë pala që e merr në shqyrtim.

Pasi të kalojë kjo fazë, kalojmë aty ku mund të negociojmë. Kemi ulur tonet. Kjo do të thotë që është mëse normale që ne të flasim, t?i largohemi vulgaritetit. Duhet të kemi teatër të ri, por si do ta kemi? Sa dhoma do të jenë? Këto janë detaje që janë pjesë e një negocimi?, u shpreh Veliaj

Por, me këto deklarata Veliaj ka nxjerrë zbuluar veten e tij, po e tregon hapur se dëgjesa publike e disa ditëve më parë me artistët ishte vecse një farsë, një mashtrim i radhës nga ana e Veliajt.

Në takim u pa me zë dhe figurë nga të gjithë që me aktorët e Teatrit, nuk u arrit asnjë marrëveshje, asnjë nga aktorët nuk ndryshoi qëndrim.

Figura të njohura dhe me peshë në artin shqiptar, madje ishin shumë të ashpër në qëndrimet e tyre, duke e cilësuar Teatrin si ?Jeruzalemin e tyre?.

Pas takimit me Veliaj, aktorët jo vetëm që nuk janë tërhequr nga qëndrimet e tyre, por edhe kanë intensifikuar protestat.

Pra, Erion Veliaj ka zgjedhur  të ?shkelë me këmbë? aktorët dhe të flasë në emër të tyre, ndërkohë që vetë ata ngrenë zërin çdo ditë e më shumë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke u shprehur se nuk do të lëshojnë asnjë centimetër të territorit të tij./ CNA.al





Lajmet e fundit nga