web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO-VIDEO/ Kandidati për Bashkinë e Lezhës "sulmon" kryebashkiakn aktual

17 Qershor 2018, 19:32, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetar i PBDKSH, Eduart Ndocaj, i cili ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar Bashkie në qytetin e Lezhës, ka vijuar sulmet ndaj kësaj të fundit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ndocaj shprehet se ndonëse Bashkia Lezhë ka 1300 punëtorë, nuk arrin të pastrojë as 500 metra rrugë në fshatin Manati. Sipas tij në ktë fasht, ku kalon edhe një përrua, sa herë që bie shi përmbyt me dhjetëra shtëpi.

Postimi i plotë:

“Bashkia Lezhe me 1300 punëtor nuk arrin as te pastroj 500 metra rrugë në fshatin Manati, ku është një përrua që saherë bie shi permbyt me dhjetera shtepi , dhe kryetari Bashkisë premtoj ta reabilitonte ketë përrua duke e kanalizuar ku vlera e investimit është 10 milion lek të reja, po ashtu edhe perrroj tjetër paralel po në fshatin Manati që quhet përroj Hut, edhe ai mund të rregullohet me 15 milion lek të reja po Bashkisë si del kohë të merret me asgjë perveç propagandes të rendomtë se është apo nuk është i pafajshëm kryetari. Se sa për premtimet që dha para 3 vitesh asnje i mbajtur e realizuar. Po disa militantët vazhdojnë të lobojnë hutueshem një kryetar të dështuar qysh diten e parë në krye të Bashkis Lezhes. Zoti Frrokaj, merri 20 punëtor që po bëjne plazh në Shëngjin se lopatat jua jap unë dhe t’nisin e të pastrojnë mbeturinat në rrugë. Ato janë të rrezikshme për banorët që kalojnë në rrugë, sepse ti i o ‘fjalmbajtesi’ kryetar as te domosdoshmin trotuar s’ jua rregullove dot edhe pse premtove ta realizoje brenda 100 diteve. Motoja jote ishte dhe mbetet: PREMTO E MOS REALIZO.” /CNA.al





Lajmet e fundit nga