Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Me 9 maj 2018, Anita Jella, u emërua në krye të Prokurorisë së Durrësit, ne vend të Donika Prelës, e cila u komandua në krye të Prokurorisë për Krime të Rënda.
Jella, ndryshe në rrethin e prokurorëve njihet edhe si shoqja e Arta Markut. Madje u tha se detyrën si kryeprokurore në Durrës, e ka marrë në bazë të kësaj miqësie, njëjtë si Donika Prela tek Krimet e Rënda.
Një ditë para se Jella të emërohej, por edhe më pas Prokuroria e Durrësit ra pre e grabitjeve. Brenda një kohe të shkurtër u grabit posta sekrete, dhe krimi përparoi më tej, duke u futur në zyrat e Prokurorisë.
Kujtojmë se me 8 maj 2018, në kohën që ende Prokuroria e Durrësit drejtohej nga Donika Prela, është raportuar grabitja postës sekrete.
Dy persona kanë sulmuar postierin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe i kanë marrë disa materiale që ai kishte tërhequr nga posta.
?Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta.
Po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes?, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rreth dy javë më vonë, me 24 maj 2018, Prokuroria e Durrësit ka rënë sërish pre e grabitjes, ka raportuar CNA.al.
Ironike apo jo, në vend që të shkojë prokurori tek vendi i ngjarjes, shkon vendi i ngjarjes tek prokurori.
Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se ambientet e Prokurorisë së Durrësit ishin sulmuar nga persona të paidentifikuar, të cilët sipas saj kanë përdorur mjete të forta për të hapur derën e zyrës së serverit, ku fillimisht kanë dëmtuar pajisjet e kamerave të sigurisë.
Pavarësisht e disa persona janë vënë në pranga, ende nuk ka asgjë të re.
Ajo çfarë i lidh dy prokuroret tashmë kryeprokurore me grabitje, është institucioni i grabitur, Prokuroria e Durrësit dhe pozita që ato mbanin, në kohën kur kanë ndodhur grabitjet.
Jella, para se të emërohej në krye të Prokurorisë së Durrësit, është lakuar edhe për përplasje me prokurorin tashmë të pezulluar Dritan Gina.
Risjellim në vëmendje se në mars të vitit 2018, Prokurori Dritan Gina, i shkarkuar nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, me urdhër të Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, ka hedhur akuza të forta ndaj Jellës.
Ndërsa, Gjykata e Durrësit shqyrtonte ankimimin e bërë nga prokurori Dritan Gina në lidhje me shkarkimin e tij nga detyra, ai ka kërkuar që prokurori i kësaj çështje të mos ishte Anita Jella, pasi sipas tij, ajo është shoqe me Arta Markun.
Ai po ashtu pretendonte se nuk ishte marrë në pyetje nga prokurorja Anita Jella.
Por, kjo e fundit i është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë.
“Me Arta Markun kam qenë shoqe kursi në magjistraturë, njëkohësisht si edhe me bashkëshorten tuaj. Me ty jam i njëjti brez në fakultet, kemi përfunduar universitetin bashkë. Ky nuk është shkak për të thënë se ndikon në prova. Kërkojmë që të mos fillojë çështja sepse nuk ka shkelje ligjore nga ana e palës së paditur. Procedimin disiplinor ta ndjekë në rrugë tjetër ligjore,” është kundërpërgjigjur prokurorja Jella.
CNA.al sjell deklaratën e pasurinë së kryeprokurores Anita Jella, e cila rezulton me e varfër se ish-shefja e saj Donika Prela. Jella burime të ardhurash ka vetëm pagën e saj dhe të bashkëshortit, ndërkaq nuk mungon dhe një kredi që e ka në emër të bashkëshortit-prokuror, Erjon Shqarri.
Deklarata e pasurisë
Kursime nga paga ime dhe e bashkëshortit, në cash, mbajtur në banesë në shumën 250 000 lekë.
Të ardhura nga paga si Prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vitin 2016, në shumën 1.461.636 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit Erjon Shqarri, si Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vitin 2016, në shumën 1.072.672 lekë.
Gjendja në llogarinë rrjedhëse te pagës time me datë 31.12.2017, në shumën -45068,15 lekë.
Kredi bankare për blerje shtëpie marrë në muajin nëntor 2011 për një periudhë 20 vjeçare, për një shumë prej 5,650.000 lekë, në ernër të bashkëshortit Erjon Shqarri.
Shuma e shlyer në vlerën 452,498.35. 4,571,861 (katër milion e pesëqind e shtatëdhjetë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e një) lekë. (principali i mbetur)
Detyrim kartë krediti (Mastercard) në emrin tim, me limit 180 000 lekë, e vlefshme deri me 10/2019 e nxjerrë në vitin 2016. Shuma e pashlyer është 90 604,66 lekë. Shuma e pashlyer është 174.933,65 lekë.
Detyrim ndaj firmës ndërtuese V-Ndërtim për blerje apartamenti të deklaruar, sipas deklaratës noteriale mr datë 08.10.2016. Shuma a pashlyer është 12 900 euro.
Kryeministri Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të Part...
Nga Fratari i Mallakastrës, ku u ndal në turin e llogaridhën...
Më 28 maj 2018, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i aku...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vijon farsën e tij të ...
Nuk ka fund kalvari i gjyqeve ndërmjet qeverisë shqiptare dh...
Punimet për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës kanë kalua...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Falë ndikimit pozitiv të planetëve, këtë javë do keni një li...
Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë territorin deri...
Shqipëria vijon të shpenzojë për skemën e sigurimeve shëndet...
DASHI 21. mars – 20. prill Ata qe jane ne nje lidhje do men...
Rreth orës 22:15, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të...
Gjatë ditës së sotme, deputetja e PDIU, Reme Lala deklaroi n...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetar i PBDKSH, ...
Një çift bashkëshortësh është bërë pjesë e seancës së ndërmj...
Prej disa ditësh ka nisur evenimenti më i ndjekur sportiv në...
Një aksident i rëndë u raportua pasditen e sotme në Milot, k...
Artistët vijojnë të protestojnë kundër prishjes së Teatrit K...
Rritja e kapaciteteve të të rinjve dhe angazhimit politik të...
Qeveria e Republikës së Kosovës ka paguar 890 mijë euro, si ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...