Banorët e fshatit Gjashtë në Sarandë në “alarm”/ Shtylla elektrike, rrezik i vazhdueshëm
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Institucioni i organit të akuzës është kthyer në një institucion të kthimit të ndereve, të rehatimit të miqve.
Kryeprokurja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku, që zyrtarisht e quan veten të përhershmen, deri më tani nuk është se ka shënuar ndonjë sukses.
Marku thjesht ka bërë punën e ?punëtores së ngarkim-shkarkimit?, dhe emërimet e saj kanë rezultuar të pasukseshme. Të paktën deri më tani.
Në këto rrethana, Marku duket se po përdor një tjetër skenar. Dhe loja ka nisur nga Prokuroria e Shkodrës, prokurori në të cilën ajo vetë ka punuar më herët.
Më 7 qershor 2018, Marku urdhëroi caktimin si Drejtues përkohësisht të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, z.Ylli Pjetërnikaj.
Ish-Drejtuesin e organit të akuzës së Shkodrës Anton Martini, e solli tek Krimet e Rënda.
Kur kanë kaluar vetëm 9 ditë apo dhe më pak nga emërimi i Pjterënikajt në Shkodër, Pjetërnikaj ia ktheu nderin Markut, me një operacion antidrogë.
Të paktën kështu u reklamua në media, sikur Pjetërnikaj kishte qenë në krye të këtij operacioni.
Por, në fakt, CNA.al nga burime të sigurta mëson, se puna për operacionin antidrogë, të bërë publik dje është zhvilluar kohë më parë.
Në një kohë, kur 31 vjeçari Pjetërnikaj nuk ka qenë fare në Prokurorinë e Shkodrës.
Faktet
Në datën 7 qershor 2018 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër regjistroi procedimin penal mbi bazën e infomacionit të dhënë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër se shtetasi Ramadan Mustaf Dushaj, i datëlindjes 03.10.1957 lindur dhe banues në fshatin Dobre të Malësisë së Madhe, organizonte veprimtari për financimin dhe transportin e lëndëve narkotike (marijuanë) në Qarkun e Shkodrës.
Më 7 Qershor 2018, Pjetërnikaj është emëruar në krye të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër
Kjo do të thotë se puna për këtë operacion ka nisur më herët se Pjetërnikaj të merrte detyrën.
Ky pohim, se puna ka nisur më herët, me mbledhjen e informacioneve vërtetohet edhe nga fakti i mëposhtëm, konkretisht nga informacioni i shpërndarë në media nga policia e Shtetit.
?Arrestimi i shteasve u bë, pasi nga tërësisa e veprimeve policore dhe hetimore të kryera prej një periudhë kohore disa mujore në funksion dhe të procedimit penal, u arrit që të bëhet goditja finale e këtij grupi kriminal dhe dokumentimi i aktivitetit të tyre ku ky grup e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në qytet Shkodër, Lezhë, Kurbin dhe Malsi e Madhe?, thuhet në njoftimin e Policisë.
Dihet botërisht që bëhen pazare me emërimin e prokurorëve, por paska edhe më rëndë në Prokurori.
Vetëm 31 vjeç dhe prokurori Ylli Pjetërnikaj, zgjedh të ecë në karrierë nëpërmjet manipulimeve dhe punës së kolegëve të tij.
Ndaj procesi i Vettingut, nuk duhet t?i japë prioritet vetëm pasurisë, por më shumë aspektit professional të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Ylli Pjetërnikaj më herët ka qënë pjesë e prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, i emëruar në vitin 2014, nga ish presidenti Bujar Nishani.
Ai ka shërbyer në Tropojë, si magjistrat i ri, e ku me firmë të prokurorit Adriatik Llalla është transferuar në prokurorinë e Tiranës. Së fundmi që prej marrjes së detyrës nga Arta Marku, ai ishte ndihmës ligjor në prokurorinë e përgjithshme dhe anëtar i drejtorisë së inspektimit, që bënte vlerësimin e punës së prokurorëve.
Sa i përket pasurisë, Pjetërnikaj rezulton se si burim të ardhurash ka pagën e prokurorit dhe atë të pedagogut. Në vitin 2015, Pjetërbikaj ka marrë dhe një kredi, prej së cilës thotë se ka pa paguar edhe 336,374.34 lekë.
Pasuria e deklaruar nga prokurorir Ylli Pjetërnikaj
Nga paga përgjatë periudhës 01.01.2017 -31.12.2017 , në shumën 1.032.565 lekë.
Paga si pedagog jo efektiv në Fakultetin e Drejtësisë Universiteti i Tiranës, për vitin akademik 2016-2017, në shumën 37,576 lekë e derdhur në llogari në dhjetor të vitit 2017 dhe në shumën 96,024 lekë, e derdhur në llogari në mars të vitit 2016.
Kredi bankare në shumën prej prej 500.000 lekësh. Sipas kontratës kredi Bankare e datës 09.01,2015. Data e fillimit të kredisë është 13.01.2015. detyrim i pashlyer është 336,374.34 lekë.
Kontratë Overdrafti në shumën prej 200, 000 lekë./CNA.al
Në Prespë po zhvillohet ceremonia e marrëveshjes së emrit pë...
Gjendja e amortizuar e rrugës së Orikumit në Vlorë është den...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milot, ku një grua ...
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me Drej...
Prokuroria e Krimeve të Rënda prej javësh ka nisur hetimin p...
Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë babai I kryeministrit të K...
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 20 ditë burg ish poli...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milot, ku një grua ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milot, ku një grua ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Këtë të diel do të rrethoheni nga një ambjent i ngrohtë për ...
Një person ka humbur jetën në plazhin e Velipojës.Të dhënat ...
Vetëm 10 ditë nga çelja e sezonit turistik 2018 në brigjet s...
Në shikim të parë, Prespa greke nuk dallon shumë nga ajo e M...
Refuzimi i kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të nën...
Pasi u ra dakort fillimisht midis ministrave të jashtëm të t...
Nga Andi BUSHATI*E gjithë propaganda e pushtetit është angaz...
Shtyhet edhe për një vit mandati i Bundeswehrit në Kosovë. 2...
Si shpërndahen refugjatët brenda BE dhe kur kontrollohet zon...
Dy grupe të burgosurish të katëgorisë së mitur janë përleshu...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...