web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Varros mbesën duke menduar se kishte vdekur, pas 7 orësh nën dhé ndodh e papritura

9 Qershor 2018, 11:25, Lifestyle CNA

Në Brazil, një gjyshe varrosi mbesën e saj duke menduar se ajo kishte lindur e vdekur, por si duket ky ka qenë gabimi më i madh që mund të ketë bërë ndonjëherë.

Disa qytetarë janë ankuar pranë autoriteteve se dëgjonin të qara therëse dhe kur policia shkoi në vendngjarje nxori nga toka foshnjën e gjallë.

Videoja është hedhur në YouTube si mesazh sensibilizuese, por ka lënë të tronditur të gjithë shikuesit e saj.

Kjo ngjarje e habitshme ka ndodhur në Mato Grosso, Brazil, ku gjyshja e foshnjës ka menduar se ajo nuk po merr frymë, megjithatë pas 7 orësh nën dhe britma që erdhi nga toka alarmoi të gjithë,

Për agjencinë Ruptly, një nga shpëtimtarët e Policisë Ushtarake të Mato Grosso tha:

Nuk mund të përshkruhet me fjalë ndjenja kur filluam gërmimet dhe dëgjonim klithmat e foshnjës. Dëshpërimi na dha forcë dhe gërmuam edhe më shpejt.?
Sipas gjyshes, ata kishin menduar se vajza kishte lindur e vdekur gjatë lindjes së parakohshme, kështu që ajo ndoqi zakonet e grupit të saj etnik dhe e varrosi të voglën pa njoftuar ndonjë qendër apo autoritetin shëndetësor.

Ju mund të shihni regjistrimin e videos ?mrekulli? se si vajza e vogël shpëtohet dhe pavarësisht kushteve, ajo arriti të mbijetoje dhe u transferua menjëherë në spital ku po merr vete në mënyrë të kënaqshme.





Lajmet e fundit nga