web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dështon filmi! Aktori i famshëm turk, 1.5 milionë dollarë borxh tek partnerja

9 Qershor 2018, 10:10, Lifestyle CNA

Kerem Bursin ishte producent edhe aktor në projektin e tij të fundit ?Can Feda?, ku bashkëpunoi me aktorin turk Burak Ozcivit.

Ata luanin në rolin e ushtarëve ku luftonin për pavarësinë e Turqisë, madje gjatë xhirimeve përjetuan realitetin e vështirë të ushtarëve, ndaj nuk kishin asnjë kontakt me botën e jashtme si dhe zbatonin me përpikmëri stërvitjen dhe dietën ushqimore.

Mirëpo ?Cnn turk? shkruan se edhe përse filmi u konsiderua si një sukses, nuk ka arritur të mbledhë aq para sa ishte parashikuar. Por problemi qëndron në faktin se Kerem Bursin, i mori plot 1 milion e gjysmë dollarë të dashurës së tij, aktores Serenay Sarikaya, për të realizuar filmin.

Tanimë, i duhet të gjejë një zgjidhje për të shlyer detyrimin ndaj aktores së famshme turke.

Epo le të shpresojmë që Serenay, t?ia falë lekët dhe të mos ndikojë në historinë e tyre të dashurisë sepse janë kaq të adhurueshëm bashkë, shkruan ?Cnn turk?.





Lajmet e fundit nga