web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëfehet Bora Kokëdhima: "Kam punuar që 14 vjeç,përfundova në spital"

9 Qershor 2018, 10:40, Lifestyle CNA

Bora Kokëdhima vajza e ish-deputetit Koço Kokëdhima është  një nga stilistet e njohura shqiptare e cila është bërë shumë e njohur për publikun shqiptar fal daljeve të shpeshta që bën në emisione të ndryshme.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ?Pop Culture? ku dhe ka zbuluar diçka më shumë për jetën e saj private, pasionin për stilimin dhe profesionin e saj. Ajo për herë të parë ka rrëfyer se i ka kërkuar prindërve që të punojë që në moshën 14-vjeçare dhe babai i saj ish-deputeti i njohur ja ka realizuar këtë dëshirë duke e marr në zyrën e tij.

Siç tregoi dhe ajo babai i kërkoi që të monitoronte të gjitha mediat dhe të shikonte se çfarë shkruhej për të, por edhe pse mendoi se kjo gjë ishte shumë e lehtë, Bora rrëfeu se u hasë me shumë vështirësi pasi lajmet për të ishin të shumta.

?Kam punuar që në moshën 14 vjeçare. Isha shumë e lumtur dhe më tha babi që të monitoroja mediat se çfarë shkruhej për të. Mendoja se nuk shkruante njeri, por u befasova. U bëra për spital pas ditës së parë?, thotë me shaka Bora, e cila thotë se më pas dha dorëheqjen nga kjo punë.





Lajmet e fundit nga