Ish-ministri tregon si po i përdor Rama ndërkombëtarët
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ishte i ftuar në ru...
Monedha e përbashkët ka ndalur rënien në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro është këmbyer sot me 126.89 lekë, rreth 0.03 lekë më shumë se një ditë më parë. Në total, për periudhën janar-9 maj, euro ka rënë ose ka mbetur e pandryshuar përgjatë 63 ditëve, ndërsa është rritur vetëm për 23 ditë.
Më herët gjatë ditës së sotme, Banka e Shqipërisë në prezantimin e Raportit të Politikës Ndërkombëtare, ka argumentuar se kursi i këmbimit, që ka shfaqur një tendencë mbiçmuese të lekut dhe rënie të vazhdueshme të euros, është ndikuar nga faktorë afatshkurtër të paktën sa i përket monedhës së përbashkët.
BSH ka konfirmuar edhe një herë se rol në mbiçmimin e kursit të këmbimit kanë luajtur transaksionet e operatorëve të mëdhenj, ndërkohë që oferta në valutë ka qenë më e lartë se kërkesa.
Për aktorët kryesorë të tregut, euro do të vijojë trendin rënës. Rënie e euros ndihet më tepër përpara datës së pagesës së detyrimit të TVSH-së dhe pagesës së sigurimeve.
Ekspertët pohojnë se arsyet në afatgjatë vijojnë të mbeten të njëjta, ku faktori kryesor mbetet oferta e lartë për valutë, që vjen nga burimet informale, turizmi, investimet, pagesat e tasave nga bizneset, ulja e depozitave në valutë (në shkurt-prill stoku i depozitave në valutë ka rënë me rreth 80 milionë euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë) etj. Në kahun tjetër, qarkullimi i parasë vendase mbetet i dobët.
Aktorët e tregut valutor, të kontaktuar nga Monitor pohuan se arsyeja që po ndikon ditët e fundit, përveç rënies së euro në bursa, lidhet dhe me gjallërimin e aktivitetit turizmit në vend, ku është konstatuar një shtim i fluksit të valutës nga turistët.
Faktorët që kanë ndikuar në tregun e brendshëm sipas BSH
Leku është forcuar me një ritëm më të shpejtë në tremujorin e parë të këtij viti, pas moderimit të mbiçmimit të tij të vërejtur në muajt e fundit të vitit të kaluar. Në terma nominalë efektivë, mbiçmimi vjetor i lekut u rrit në 5.5% në muajin mars, nga 4.1% që shënonte në muajin dhjetor. Ecuri të ngjashme ka ndjekur edhe kursi real i këmbimit, me një mbiçmim vjetor të përshkallëzuar në 5.3% në muajin mars, nga 3.8% në fund të vitit të mëparshëm. Leku është forcuar me një ritëm më të shpejtë se në muajt paraardhës kundrejt të gjitha monedhave të shportës, por ndikimin më të madh e ka dhënë forcimi i tij kundrejt monedhës evropiane. Tendenca e forcimit të monedhës vendase, e pranishme që në fund të vitit 2015, është gjerësisht në linjë me zhvillimet e treguesve makroekonomikë që përcaktojnë vlerën e saj.
Kështu, përshpejtimi relativ i rritjes ekonomike në vend dhe prospekti më i mirë i saj në të ardhmen, si dhe reduktimi i primit të rrezikut për ekonominë tonë, janë faktorët me natyrë fondamentale që kanë diktuar mbiçmimin e lekut në këtë periudhë. Nga ana tjetër, ecuria e kursit të këmbimit ka qenë gjithashtu subjekt i tepricave valutore të prodhuara nga agjentë apo sektorë të ndryshëm të ekonomisë, të cilat në periudha të caktuara kanë diktuar shpejtësinë me të cilën ky mbiçmim është faktuar. Këto goditje kanë përgjithësisht natyrë afatshkurtër e kalimtare e nuk lënë pasoja të përhershme në ekonomi. /Monitor/
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ishte i ftuar në ru...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi qytetin e Gjiroka...
Askujt tjetër më mirë se Luftar Pajës, nuk i shkon për shtat...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me Kryetaren e ...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë gjatë qeverisjes Berisha...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...
Luli, Aurela, Kunati dhe shumë i dashuri vjehrri Xhafë në kë...
Policia italiane me një komunikim zyrtar zbardhi detajet e n...
Partia Demokratike ka zbuluar sot dokumentat e falsifikimit ...
Prokuroria e Krimeve të Rënda që prej ditës së djeshme është...
Gjykata e Fierit ka vendosur lirimin nga burgu të ish-depute...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj sot ka hedh...
Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Kuvendit, zv.kryet...
Tri ngrehina të kalbura të sistemit tonë politik po shkërmoq...
Ndërsa i gjithë opinioni është mbarsur me dilemat nesë proku...
Gjykata e Lezhës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest s...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Partia Demokratike që prej disa ditësh ka nisur sulmet ndaj ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për...
Ish-deputeti demokristian Mark Frroku, nuk do të jetë i dety...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shpëtohen tre shtetas në Velipojë, pasi mjeti i tyre lundr...
Policia e Tiranës ka njoftur pasditen e kësaj të diele se ...
Shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues...
Aksident në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fsh...
Disa nga agjencitë meteorologjike të Evropës parashikojnë ...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Një anëtar i ekipit të Iranit që negocion me SHBA-në, i th...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi publikisht Boei...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, tha sot se presi...
Një seri sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës ka lën...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti a...
Prej gati një dekade, sektori i ndërtimit në vendin tonë ë...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e ...