52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Kuvendit, zv.kryetari i LSI, Luan Rama ka hedhur kritika të forta në drejtim të qeverisë.
Luan Rama tha se dje ishte Dita e Europës, por edhe dita e fitores së popujve mbi tiraninë kriminale, është dita e fitores së lirisë mbi nazifashizmin, ku shqiptarët janë kontributorë me gjakun e tyre.
?Po ndërsa dje në të gjithë Europën dhe në Ditën e Europës u fol edhe për fitoren mbi fashizmin, u fol edhe në ato vende, popujt e te cilëve nuk kanë asnjë kontribut në fitoren mbi fashizmin, sepse qeveritë e tyre zgjodh?n anën e kundërt e bashkëpunuan me fashizmin, vetëm në Shqipëri nuk u tha asnjë fjalë, sepse qeverisja juaj ka në filozofinë e vet hipokrizinë, mashtrimin, hilenë!?- u shpreh Luan Rama.
Fjala e plotë në Kuvend:
Dje ishte 9 Maji – Dita e Europës, dita kur më 1950 Robert Shuman shpalli për herë të parë idenë e Bashkimi Europian, inicuar si bashkim i industrive të qymyrit e çelikut mes Francës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, që është embrioni i asaj Europe që evoluoi për të mbërritur në atë që është sot, dhe që është edhe aspirata jonë kombëtare; Bashkimi Europian.
Por më parë se Dita e Europës, 9 Maji është dita e fitores mbi fashizmin, është dita e fitores së popujve mbi tiraninë kriminale, është dita e fitores së lirisë mbi nazifashizmin, ku shqiptarët janë kontributorë me gjakun, me luftën dhe me sakrificat e tyre, me atë gjak, me atë luftë dhe me ato sakrifica që ju bëtë sikur i nderuat pak ditë me parë, më 5 maj, por që e harruat menjëher? e nuk thatë asnjë fjalë dje në Ditën e Fitores mbi Fashizmin!
E pra, pa 9 Majin e Fitores mbi Fashizmin, nuk do të kishte Ditë të Europës!
Po ndërsa dje në të gjithë Europën dhe në Ditën e Europës u fol edhe për fitoren mbi fashizmin, u fol edhe në ato vende, popujt e te cilëve nuk kanë asnjë kontribut në fitoren mbi fashizmin, sepse qeveritë e tyre zgjodh?n anën e kundërt e bashkëpunuan me fashizmin, vetëm në Shqipëri nuk u tha asnjë fjalë, sepse qeverisja juaj ka në filozofinë e vet hipokrizinë, mashtrimin, hilenë!
Sepse qeverisja juaj, në të gjithë dimensionin e vet, në të gjithë qasjen e vet është një qeverisje antipopullore, është një qeverisje kriminale!
Eshte antipopullore dhe kriminale në tërësinë e politikave ekonimike qe aplikon, me tërë zinxhirin e taksave dhe tatimeve, është kriminale me mashtimin e shëndetësisë falas, që hoqi edhe rimbursimin e ilaçeve jetike për mijëra të sëmurë, aq sa më duket tragjike dhe e dhimbshme mëshira që kërkonte ?Artisti i Popullit? Luftar Paja në e emër të të gjithë atyre që është pak të thuash se preken e penalizohen nga vendimi i qeverisë, pasi mbi ta në fakt po eksperintohet një mekanizëm vdekjeje me heqjen e rimbursimit për një numër barnash që ata nuk i blejn? dot, për të ushqyer mafien e ilaçeve!
Mirëpo më vjen keq për zhgënjimin e tij, se i kisha thënë Luftarit, nuk ka shëndetësi falas. Po nuk besonte ai, si të gjitha ata që votojnë Partinë Socialiste, siç nuk besojnë dhe prindërit e mi që nuk ka shëndetësi falas.
Dhe duhej të vinte dëshmia e radhës, pra vendimi i qeverisë për t?ua hequr ilaçin e jetës së tyre, që ata të kuptojnë se falë politikës kriminale të qeverisjes së shëndetësisë falas, kjo qeveri po i çon ata drejt vdekjes që të jenë dëshmorët e shëndetësisë falas!
Antipopullore dhe kriminale ësht? politika juaj e konçensioneve!
Antipopullore dhe kriminale është politika juaj e kufirit me pagesë për të ndarë shqiptarët jo vetëm me traun e Rrugës së Kombit dhe kuksianët e dhunuar e të burgosur!
Kriminale e antipopullore janë politikat tuaja ndaj veteranëve, pensionistëve, ndaj ish-ushtarakëve, ndaj minatorëve, mjekëve e ndaj gjithë të tjerëve.
Është antipopullore, është edhe kriminale, sepse në këtë parlament, pikërisht në këtë sallë, ne për turpin tonë, dhe kur them ne, kam parasysh të gjithë klasën politike, pra ne për turpin tonë, kemi miratuar një ligj, i cili është ligji i dekriminalizimit të vetvetes.
Po kush i solli kriminelët në parlament? Kush ua dha foltoren e tempullit të demokracisë këtu ku shprehet vullneti i sovranit, kriminelëve? Kush i solli këtu? Kush i firmosi? Kush i vendosi në lista? Kush i faktorizoi ata? Dhe kush i hoqi nga deputetë në parlament për t?i çuar kryetarë bashkie? Dhe kush i hoqi nga deputetë në parlament për t?i bërë kryetarë partie dhe kryetarë të shtabeve elektorale në njësitë administrative vendore? Le t?i marrim me rradhë shfaqjet e këtij dimensioni të qeverisjes tuaj, e cila në thelb është antipopullor, dhe duke qenë kështu është edhe kriminale. Se kriminale nuk është vetëm kur merr pushkën për të vrarë njerëz, kriminale është qeverisja edhe për atë që thotë raporti i fundit i CIA-s i publikuar pak ditë më parë, më datën 2 Maj.
Ja çfarë thotë shprehimisht CIA: ?Mjedisi i biznesit në Shqipëri është i varfër teksa 40% e të punësuarve në vend, që u përkasin sektorit bujqësor janë në kufij të ekzistencës?, thuhet në vlerësimin e agjencisë amerikane të inteligjencës për zhvillimin ekonomik të vitit 2017 në Shqipëri.
CIA vëren se kodet e komplekset e taksave, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave, çështjet e pazgjidhura të pronësisë si dhe infrastruktura e vjetëruar kontribuojnë në mjedisin e varfër të biznesit në Shqipëri duke e bërë të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja.
Kjo është baltë mund të thonë zëdhënësit e qeverisë, mund të thonë edhe që nuk dimë të lexojnë realitetin në Shqipëri.
Por jo të nderuar kolegë, nuk është baltë, është të shohësh realisht atë që ndodh.
U përpoqa seancën e kaluar me konstruktivitet, ti tërheq vëmendjen qeverisë përballë një realiteti që është fenomen në fakt dhe që është realiteti i ligjeve që i miratojmë , i votojmë, i debatojmë, i diskutojmë këtu por që nuk i zbatojmë. Po pres, por edhe një javë më pas ende nuk ka ardhur në Parlament raporti që duhet të sjellë kryeministri në emër të Komitetit Kombëtar të Bashkërendimit të Luftës Kundër Drogës, për Shqipërinë e 2017. Nuk po e bëj këtë për të akuzuar ndokënd, por edhe mosveprimi është i dënueshëm. Edhe mosveprimi për të vënë në punë një institucion themelor siç është ky komitet, është përgjegjësi. Prandaj Shqipëria vazhdon të jetë në hartën e zezë të krimit e të drogës, të pastrimit të parasë, të korrupsionit endemik, të trafikimit të prostitucionit dhe të trafikimit të qenieve njerëzore.
Ka qenë një sëmundje që 16 vjet më parë Partia Socialiste në qeverisje ezhduku nga realiteti shqiptar trafikimin e qenieve njerëzore. Ka këtu dëshmitarë të asaj periudhe, mirëpo çfarë ndodh, është rikthyer prapë dhe padyshim edhe rikthimi i këtij fenomeni është një tregues i qeverisjes antipopullore e kriminale.
Jo më larg se dje mësuam lajmin e shkarkimit të prokurorit të krimeve të rënda. Nuk dua të hyj as në emrin individual as në komente politike, por di që ligji në kuadrin e Reformës në Drejtësi që ne kemi miratuar të gjithë së bashku nuk ia jep këtë autoritet prokurores së përgjithshme që është prokurore që ushtron detyrat e prokurorit të përgjithshëm. Por çfarë ndodh?
Edhe nëse do t?i referohemi praktikës në prokurorisë, do duhej të ishte mbledhur Këshilli i Prokurorisë, do duhet të ishte marrë atje vendimi dhe pasi të merrej atje vendimi do duhej të ishte shpallur ligjërisht vakanca për vendin e liruar. Ku janë këto procedura, meqë supozohet që paska ushtruar autoritetin ligjor dhe kushtetues të Prokurorit të Përgjithshëm.
Kjo pra është kapja e shtetit se nuk do të thotë që e kap e fut në xhep dhe e çon në shtëpi. Kapja e shtetit do të thotë ta përdorësh institucionin në kundërshtim me ligjin. Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me gjithçka ka të bëjë me moralin politik dhe qeverisës.
Dhe në fund më lejoni tu lexoj katër vargje nga një këngë e vjetër e Shkodrës:
” Prej këtij halli si do të delet/ asht ba populli fukara/ kan vu ujqrit me rujt delet/ derisa të mbetet vatha pa gja?.
Dua t?i sugjeroj zëvendëskryeministres që këto vargje të mos i kërkojë te ai libri ?1001 yjet? se nuk ka për t?igjetur!
Ndërsa kryeministrit që na uroi gëzuar 5 majin (!!!) dua t?i them që dje ishte dita për të thënë gëzuar se ishte Dita e Fitores mbi fashizmin, sepse 5 maji nuk është ditë festë, është ditë nderimi e përkujtimi.
Tri ngrehina të kalbura të sistemit tonë politik po shkërmoq...
Ndërsa i gjithë opinioni është mbarsur me dilemat nesë proku...
Gjykata e Lezhës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest s...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Partia Demokratike që prej disa ditësh ka nisur sulmet ndaj ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për...
Ish-deputeti demokristian Mark Frroku, nuk do të jetë i dety...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Ndërprerja e seancës parlamentare pak minuta më parë nga kre...
Edi Rama ka folur për shkarkimin e Kryeprokurorit të Krimeve...
Presidenti Ilir Meta vizitoi të mërkurën qytetin e Përmetit ...
Seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë ka rinisur, pas...
Pas tensionit të krijuar në Kuvend nga opozita, opozita e ba...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një lajm të mirë për t...
Seanca e sotme parlamentare është tensionuar pas ndërprerjes...
Pasi ka ripërsëritur dhe në herë akuzat ndaj ministrit të Br...
Punimet në Unazën e qytetit të Pogradecit janë bllokuar nga ...
Katër shtetas kanë rënë në pranga në Korçë, nën akuzën e “Dr...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij nga fo...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës së ti...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...