Ndërkombëtarë, kritika tentativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale
Dy raporte ndërkombëtare brenda javës kanë kritikuar nismën ...
Sado keq të jetë Edi Rama, sado që protestat si ajo e kuksianëve të nxjerrin në pah arrogancën e tij, sado që aksione si ato të biznesit të vogël, të vënë në dukje lidhjen e tij me oligarkët, sado që lajmet e kronikës së zezë të vërtetojnë kapjen e pushtetit nga krimi i organizuar, Lulzim Basha bën gjithmonë diçka më shumë për t?u shfaqur më shëmtuar në publik. Kështu ndodhi edhe këtë herë.
Një seri ngjarjesh të kohëve të fundit skicuan në sytë e gjithëkujt një kryeministër që nuk pyet për askënd, që u zhvat më të vobektëve edhe qindarkën e fundit, që të rrëmben me polici në mes të natës, që shkatërron si i do qejfi vlera historike dhe i varros ato nën betonin korruptiv të klientëve të tij. Pra shkurt, një autokrat të vetëkënaquar që drejton me veshët dhe sytë mbyllur.
Por, në vend që të përfitonte nga ky moment që në politikë nuk të vjen shpesh, në vend që t?a shfrytëzonte këtë rast për të treguar se ndan vlera dhe parime të ndryshme, Lulzim Basha, aty në ngastrën e tij të vogël, në opozitë, bëri ç?është e mundur për t?i thënë të gjithëve se ata janë njësoj.
Mbledhja e turpshme e Këshillit Kombëtar të PD, ishte një shembull tipik i arrogancës së liderit, i pafatësisë për të dëgjuar të tjerët, i padurimit për të diskutuar ide të kundërta, që të gjitha së bashku, i kanë vënë shkelmin shpresës për ngritjen e një fronti të përbashkët anti- Rama.
Po t?i marrim një nga një, ato që ndodhën të premten në selinë e PD janë të frikshme. Puna nuk është vetëm se Lulzim Basha tentoi të kalçifikohet në çdo mënyrë si kryetar (duke injoruar nenin e statutit që lideri që humbet largohet).
Puna nuk është as vetëm se ai e pati të vëshitirë të përballet me një analizë për disfatën personale të 2017, për të cilën është fajtori i unik.
Ai bëri shumë më tepër se kaq. Në momentin kur po akuzohet drejtpëdrejt për paratë e parajsave fiskale të paguara për lobim në ShBA, ai nuk pranoi një kontroll më transparent mbi financat e partisë.
Pasi ka bërë autokritikë për mënyrën si i hartoi listat e deputetëve, ai nuk dha asnjë garanci për zgjedhje me kolegjale të tyre.
Po t?i shtosh këtyre edhe anët formale të organizmit të mbledhjes, ku nuk u lanë projekte alternative, ku nuk fitoi asnjë obsion i ndryshëm nga ato të burokratëve të partisë, ku gjithçka u organizua tinëz dhe në kulisa, mbërrin në dy konkluzione të rëndësishme:
E para se tani kur një gjë e tillë duhet më shumë sesa kurrë, Lulzim Basha është i paaftë të mbledhi rreth vetes gjithë demokratët, e jo më të imagjinojë për formëzimin e një aleance shumë më të gjërë opozitare.
Dhe e dyta, e vlefshme ndoshta për ata që besojnë mrekullitë, edhe sikur një çudi të ndodhte edhe sikur një dorë hyjnore t?a katapultonte në pushtet, ai do të ishte një dështim. Sepse ai po e tregon që sot se nuk ka asgjë të ndryshme nga arroganca, mosrrespekti për rregullat demokratike dhe frika nga konkurenca që karakterizojnë edhe Ramën.
Ai është i prekur nga të njëjtat viruse që shkaktojnë të njëjtat efekte.
Pikërisht nga ato që nxjerrin në pah një të vërtetë të frikshme: sa herë kryeministri është keq, lideri i opozitës nxiton të duket edhe më keq.
Kjo ndodhi dhe në ditët e fundit dhe është pikërisht kjo që tregon se Lulzim Basha ka rreshtur së qeni një shpresë, por është shndërruar në një mallkim për opozitën.(lapsi)
Dy raporte ndërkombëtare brenda javës kanë kritikuar nismën ...
Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj dha disa shpjegime sot ...
Zhdukja e një sasie diamantesh me vlerë 15 miliardë dollarë,...
Një shtetas kosovar 56 vjeç ka humbur jetën, ndërsa autobuzi...
Pesë persona të cilët ishin nisur për piknik, kanë mbetur të...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi ka zbardhu...
Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se tani është momenti...
Disa media dhe portale pasditen e sotme kanë shkruar se gjig...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi e ftuar në...
Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në ujërat e Liqenit...
Partia më e madhe e opozitës vijon përpjekjet për të arritur...
Deklarata e kryeministrit Rama në drejtim të Kryetarit te Ko...
Ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Bajram Hasani, gjatë n...
Avokati Spartak Ngjela vijon me akuzat ndaj klasës politike ...
Me zbatimin e vetingut të gjithë presin me padurim emrat e “...
Emisioni “Java” në RTSH ka parajamëruar mbrëmë ekspozimin e ...
Pas bllokimit të pikave të tregtimit të karburantit të “Gulf...
Ish-ministrja e Integrimit në kohën e PD, Majlinda Bregu e p...
Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxhe...
Nga Sulejman GJANA*Para disa ditësh, Komuna e Skarbekut në B...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...