Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Depozitat e individëve në sistemin bankar shqiptar arritën në dhjetor 2017 vlerën e 922.9 miliardë lekëve. 57.5 % e kësaj shume (531 miliardë lekë) zotërohen nga 3.7 për qind e individëve, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Sigurimit të depozitave.
Numri i depozituesve individë në fund të vitit 2017 është 2,479,471, por 92,818 prej tyre zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka, duke treguar për një nivel të lartë pabarazie në vend.
Në raport me një vit më parë, pabarazia është thelluar.
Në vitin 2016, 4% e individëve depozitues zotërojnë 45% të totalit të depozitave me një vlerë prej 503 miliardë lekësh, pra në 2017-n është ulur pesha e individëve dhe është rritur e pasurisë.
Thellimi i pabarazisë në vend është konfirmuar më herët edhe nga statistikat kombëtare. Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjes për vitin 2016, publikuar nga Instituti i Statistikave verifikohet tendenca ku të pasurit janë pasuruar edhe më shumë, kurse të varfrit kanë vijuar në ekstremin tjetër.
Sipas kësaj ankete rreth 90% e familjeve shpenzojnë 78.3% të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 63.609 Lekë në muaj. Nga ana tjetër 10 % e familjeve shpenzon 21,7 % të konsumit gjithsej, me një shpenzim mesatar prej 158.946 Lekë në muaj. Kjo do të thotë se shpenzimet mesatare për konsum të 10 % të NJEF me shpenzime më të larta janë 2,5 herë më shumë se ato të 90 % tjetër më të varfër.
Sa janë depozitat e siguruara
Depozituesi në çdo bankë apo në çdo degë të bankës së huaj sigurohet në masën 100 %, por në çdo rast jo më shumë se 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë, ndërsa depozituesi në shoqëritë e kursim-kreditit sigurohet në masën 100 për qind, por në çdo rast jo më shumë se 2.000.000 (dy milionë) lekë pavarësisht numrit të depozitave apo llojit të monedhës së tyre, të depozituara në këtë SHKK.
Agjencia e Sigurimit të depozitave raporton se vitin e kaluar depozitat e sigurueshme të individëve në lekë në sistemin bankar arritën shumën prej 459 mld lekë duk përfaqësuar 49.7% të depozitave të individëve, ndërsa krahasuar me një vit më parë kanë shënuar një rritje në vlerë me 858 mln lekë.
Sipas nivelit të mbulimit ndikim më të madh në rritjen vjetore të depozitave të sigurueshme të individëve e ka dhënë rritja prej 2.8% e depozitave me shuma 101 ? 2.5 mln lekë.
Këto depozita kanë peshën 42.5% (ndryshimi vjetor i depozitave me shuma mbi nivelin e mbulimit 2.5 mln lekë ishte -0.1%) kundrejt totalit të depozitave të sigurueshme.
Numri i depozituesve individë që i mbajnë këto depozita, në fund të vitit 2017 është 2,479,4711.
Numri i depozituesve individë që përfitojnë kompensim në sistemin bankar, gjatë periudhës 15 vjeçare të aktivitetit të skemës së sigurimit të depozitave, është rritur 6.2 herë (nga 400 mijë depozitues në fillim të vitit 2003, në 2,479,471 në dhjetor 2017).
ASD sqaron ndër depozituesit individë me depozita më të mëdha se 100 lekë, 94% prej tyre ose 1,469,059 depozitues, i kanë depozitat deri në nivelin e mbulimit dhe përfitojnë mbulim të plotë nga skema e sigurimit të depozitave.
Depozitat e sigurureshme më të mëdha se 2.5 mln lekë u ulën me 765 mln lekë ose 0.1% krahasuar me një vit më parë, dhe në fund të dhjetorit 2017 arritën vlerën 531 mld lekë. Këto depozita u përkasin 92,818 depozituesve.
Krahasuar me fundin e vitit 2003, që ishte viti i parë i plotë i aktivitetit të skemës së sigurimit të depozitave në Shqipëri, vlera e depozitave të sigurueshme të individëve në sistemin bankar është rritur 3.3 herë, në termat nominalë./ Monitor
Në tre muajt e parë të vitit (nga 3 janari deri në 30 mars) ...
Tregtarët e vegjël në Tiranë janë të revoltuar nga përfshir...
Për shkak të fundjavës dhe të festës së pashkëve, afati fina...
Koorporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe kompania IVICO...
Shqipëria renditet e pesta më e shtrenjtë në botë përsa i pë...
Monedha e përbashkët u këmbye në vitin 2017 mesatarisht me 1...
Pas aplikimit me sukses të thirrjes së parë prej 1 mijë kred...
Gjatë diskutimit në Komisionin e sotëm të Ekonomisë, për fut...
Deputeti demokrat Agron Shehaj ka reaguar për ngritjen e tak...
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku në mbledhjen eKomisionit...
Abuzimi me pronat në bregdet është i përmasave të frikshme. ...
Nga ana tjetër edhe kabinat do të pajisen me matësa një masë...
Që prej ditës së sotme, çdo automjet që do të përshkojë Rrug...
Vitin e kaluar, Shqipëria ishte “zbulimi” i të huajve, që u ...
Rritet pagesa e papunësisë, shkon 12 mijë lekë në muaj nga 1...
Shoqata e Biznesit të Vogël ka paralajmëruar se do të nisë p...
Niveli i lartë i taksave dhe burokracia e qeverisë janë shqe...
Partia Demokratikë ka reaguar sërish në lidhje me rritjen e ...
Zbatimi i tij do të shtrihet në të gjithë territorin e vendi...
Gjatë vitit të kaluar 34,099 kontribuues të rinj iu shtuan s...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...