web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasje në Komisionin e Ekonomisë/ Ahmetaj-Shehajt: Mos u skuq, merre me qetësi

27 Mars 2018, 09:58, Ekonomi CNA

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka reaguar për ngritjen e taksave,  duke e quajtur gënjeshtar, ministrin e Financave dhe Ekomisë Arben Ahmetaj.

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë, deputeti Shehaj ka thënë se është gënjeshtër të thuash  që rritja e taksës nuk përfshihet në çmimin e produktit.

?Ta dëgjojmë ministrin nëse do të na nderojë me vëmendjen e tij. I ftoj qytetarët që të ndjekin deklaratën e ministrit, sepse janë mashtrime.  Të thuash se nuk do të ketë ndikim në çmim është një gënjeshtër. Çmimi qenka i njëjti dhe me TVSH ?në e përfshirë, por kjo nuk është e vërtetë.  A do të ketë ndikim tek bizneset e vogla të përfshira në skemë?, ka pyetur deputeti Shehaj.

Ka mjaftuar kjo pyetje që të pranishmit të përfshiheshin nga hilariteti, ndërsa nuk ka munguar ironizimi i ministrit Ahmetajt.

?Detyrohem ta bëj shpjegimin si në klasë të parë. Në strukturën e çmimit është përfshirë TVSH, e paguajnë qytetarët dhe e kanë paguar që nga dita që është vendosur TVSH , që nga dita që ka zëvendësuar  taksën e  qarkullimit në cdo mall dhe shërbim. Që do të thotë se çmimi tek konsumatori nuk nryshon, i vetmi mall që nuk ka TVSH, është malli i kontrabandës?, ka sqaruar Ahmetajt./CNA.al





Lajmet e fundit nga