Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
61 bashkitë në vend kanë arkëtuar 17.5 miliardë lekë (130 milionë euro) si taksa dhe tarifa nga bizneset dhe individët për 9 muajt e parë të vitit 2017, me një rritje prej gati 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të portalit financatvendore.al. Gjysma e këtyre të ardhurave (51%) është mbledhur nga bashkia Tiranë.
E dyta është Bashkia e Durrësit me 6.4% të totalit dhe më pas vijon Elbasani, me gati 3% të totalit.
Por, cilat janë ato bashki që mbledhin më shumë të ardhura në raport me banorët e tyre dhe cilat zërat kryesorë nga i sigurojnë ato. ?Monitor?, ka përpunuar të dhënat e portalit të financave vendore për të ardhurat nga taksat dhe tarifat dhe numrin e banorëve sipas bashkive kryesore (popullsia për Bashki është marrë nga të dhënat që përdoren për përllogaritjen e granteve të pakushtëzuara nga Buxheti, i vetmi informacion i disponueshëm).
Në vend të parë është Tirana, ku taksat dhe tarifat e mbledhura nga bizneset dhe individët, të llogaritura për frymë arrijnë në 14.5 mijë lekë për 9-mujorin (pa përfshirë grantet e pakushtëzuara nga qeveria).
Për periudhën janar-shtator, Bashkia e Tiranës ka arkëtuar gati 9 miliardë lekë, me një rritje prej 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të portalit të financave vendore. 35% e të ardhurave të Bashkisë kanë ardhur nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, që ndonëse mblidhet nga bizneset e ndërtimit paguhet indirekt nga qytetarët, pasi ajo transferohet direkt në çmimin e shitjes së apartamenteve (ndërtuesit kanë pohuar se efekti i kësaj takse ka qenë një shtrenjtim i apartamenteve me 50-100 euro për metër katror në varësi të zonës).
17% të të ardhurave të bashkisë kanë ardhur nga taksa e ndërtesës dhe 16% nga Tarifa të shërbimeve publike vendore (mbetje, gjelbërim etj.) Taksat dhe tarifat për frymë që paguhen në Bashkinë Tiranë janë gati sa trefishi i mesatares së vendit, që është rreth 5,000/lekë për frymë.
Në vend të dytë është Bashkia e Vorës, ku të ardhurat për frymë janë 10.6 mijë lekë, ose dyfishi i mesatares së vendit. Bashkia e Vorës ?përfiton? nga fakti që një sërë biznesesh të mëdha ushtrojnë aktivitetin në territorin e saj. 21% e të ardhurave të saj vijnë nga taksa e ndërtesës dhe 19% nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.
E treta është Saranda, me rreth 8,500 lekë të ardhura për frymë. Bashkia bregdetare ka një shpërndarje më të barabartë mes të ardhurave, e kryesuar nga taksa mbi ndërtesat, tarifa të shërbimeve publike vendore (mbetje, gjelbërim), tarifa për zënien e hapësirave publike dhe fasadave, tarifa për shërbime administrative etj.
Kavaja, që renditet e katërta (5.3 mijë lekë për frymë), i siguron të ardhurat kryesore nga taksa e ndërtimit në infrastrukturë, teksa kjo bashki jep lejet në një zonë të lakmuar bregdetare. Të ardhurat nga taksa e infrastrukturës përbënin gati 40% të totalit për 9 mujorin.
Edhe në Durrës (po rreth 5.3 mijë lekë për frymë) mbizotërojnë të ardhurat që merren nga lejet e ndërtimit. Taksa e infrastrukturës zë gati 28% të totalit të të ardhurave, e ndjekur nga taksa mbi ndërtesat me 21%.
Bashkitë që mbledhin më pak taksa janë ato të veriut e verilindjes, si Kukësi, Dibra, Mirdita, Tropoja. Për kompensim ato kanë dhe grante më të larta nga qeveria qendrore, ku më e dukshme është kjo për Kukësin, për të cilin grantet e pakushtëzuara për 9-mujorin ishin 6 herë më të larta sesa të ardhurat e veta, ndërsa në Dibër rreth 9 herë më shumë.
Ekspertët kanë pohuar se heqja e taksës së biznesit të vogël disa vjet më parë ka shtrembëruar strukturën e të ardhurave të bashkive, teksa ato në kërkim të burimeve të tjera të të ardhurave kanë rritur taksat dhe tarifat për shërbime të tjera.
Në fund të vitit 2015, qeveria shqiptare vendosi që të heqë taksën e biznesit të vogël për xhiro deri në 5 milionë lekë (që ishte 25 mijë lekë në vit), ndërsa për fashën nga 5 në 8 milionë lekë tatimi u ul në 5%. Të ardhurat nga taksa e biznesit të vogël administroheshin nga bashkitë./ Monitor
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimi Rural, Niko Peleshi gjatë...
Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data...
Të ardhurat në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto u përmi...
Rreth 80 për qind e popullsisë së Shqipërisë jeton me më pak...
Rreth 48.374 punëdhënës janë regjistruar në faqen zyrtare të...
Në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në fillim të...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, mori pjes...
Kompania AL.Global Oil -që në muajin janar 2018 finalizoi b...
Grupi i punës në Ministrinë e Financave dhe Institutin e Sig...
I ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, eksperti i ekono...
Skema e ndihmës ekonomike, ditët e fundit është shndërruar n...
Janë 8201 individë, të cilët në vitin 2016 kanë deklaruar el...
Biznesmenët shqiptarë tashmë nuk kanë kurrfarë kompleks infe...
Zoti i ka dhënë Shqipërisë një natyrë kaq të bukur në kaq pa...
FAO ka prezantuar sot një platformë të re online për raporti...
Ministri Niko Peleshi ka pritur sot pranë ambienteve të mini...
Nëse keni ndërmend të merrni një taksi në Tiranë nuk ua sugj...
Shqipëria duke përfshirë njerëzit, pasuritë natyrore dhe pro...
Autoriteti i Konkurencës ka gjobitur me rreth 48 milionë lek...
Pas akuzave të opozitës, sipas të cilës ekonomia është në ko...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...