web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kompania shqiptare investon për një hotel të ri në zemër të Zagrebit

8 Mars 2018, 12:33, Ekonomi CNA

Biznesmenët shqiptarë tashmë nuk kanë kurrfarë kompleks inferioriteti kundrejt të huajve. Sa herë që klima e biznesit në vend përkeqësohet, ata nuk ngurrojnë që tepricën e kapitalit të vet ta investojnë jashtë Shqipërisë. Tipik është rasti i kompanisë shqiptare Gener 2 (një nga tatimpaguesit VIP në Tiranë), e cila ka krijuar një kompani bijë në Kroaci të quajtur Abau.

Kjo kompani shqiptare e regjistruar në Kroaci ka në plan biznesi ndërtimin (rikonstruksion-modernizim ndërtese ekzistuese) në zemër të Zagrebit. Hoteli do të ndërtohet në Rrugën Praska Ulica shumë afër sheshit Ban Josip Jelacic Plac (ekuivalenti i Sheshit Skënderbej për Zagrebin), vetëm pak dhjetra metra larg nga Katedralja e Zagrebit, njëkohësisht shumë afër vendit, ku ka qenë ndërtuar sinagoga e Zagrebit.

Një hotel në mes lagjeve qëndrore të Zagrebit Gradec dhe Kaptol është njëlloj si të ndërtosh një hotel luksoz në Tiranë ndërmjet Bulevardit Zog I dhe Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Boran Busurelo, një nga avokatët më të famshëm të Zagrebit, po mbulon praktikën adminsitrative për hotelin e ri të kompanisë Gener 2. Ai bëeon se për Krishtlindjet 2018 hoteli ka mundësi të jetë gati për inaugurim. Bëhet fjalë për një investim prej rreth 85 milion kunash kroate (12 milion euro)./ Gjergj Thanasi





Lajmet e fundit nga