web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tirana më e shtrenjta në rajon për shërbimin taksi

6 Mars 2018, 12:03, Ekonomi CNA

Nëse keni ndërmend të merrni një taksi në Tiranë nuk ua sugjerojmë sipas të dhënave të fundit nga agjencia Numbeo.

Shërbimi taksi në Shqipëri është më i larti nga të gjitha vendet e rajonit për vitin 2017, ku çmimi mesatar për 1 kilometër rrugë kushton 1.87 euro.

E krahasuar me rajonin, pas Tiranës, vjen Prishtina me çmimin mesatar për 1 km 1.50 euro, ndjekur nga Beogradi me 1.23 euro, Sarajeva 1.02 euro, dhe i fundit në listë, me çmimin më të lirë Shkupi 0.65 euro, shkruan Monitor.

Sakaq, edhe për pritjen e taksive për 1 orë, Tirana është më e shtrenjta. Të të presë taksia 1 orë,  duhet të paguash 11.25 euro, ose përafërsisht 1500 lekë. Ndërsa fqinjët tanë taksistë janë më ?zemërbutë?, ky shërbim kushton përkatësisht 3 euro në Kosovë, 4.21 euro në Serbi, 4.87 euro në Maqedoni dhe 5.12 euro në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në Shqipëri vitet e fundit janë shtuar kompanitë që ofrojnë shërbimet taksi, kundrejt vetëm shërbimeve individuale që kanë ekzistuar dikur. Nga një kërkim i thjeshtë në Google, të rezultojnë 6 kompani të tilla, pa hulumtuar ende më tej. Shërbimi taksi, ndonëse i shtrenjtë sikurse pohojnë një pjesë e mirë e banorëve të Tiranës, kërkohet më tepër. Arsyet kryesore lidhen me kërkesat për të lëvizur shpejt në një moment të caktuar si formë urgjence, për të shmangur trafikun me mjetin personal, mungesa e gjetjes së vendeve të parkimit, lëvizja e shpejtë në ditët me mot të ftohtë ose me shi etj.

Një ndër alternativat e përdorura vitet e fundit në Tiranë është biçikleta. Sipas shifrave të INSTAT, eksportet e biçikletave dhe mjeteve jo motorike u rritën gjatë 2016-s me 12%, pas dy viteve me rënie. Aktorët e tregut tregojnë se arsyet që shqiptarët po shkojnë drejt biçikletës janë: ekonomia, trafiku i rënduar dhe vështirësia për të gjetur një vend parkimi në kryeqytet.

Ky çmimi i lartë mund të përkthehet edhe si shkak i çmimit të lartë të naftës, benzinës dhe gazit…/CNA





Lajmet e fundit nga