web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mijëra biznese po mbyllen/ Konfindustria kërkon shtyrjen e zbatimit të TVSH-së

4 Mars 2018, 12:24, Ekonomi CNA

Konfindustria njofton se do t?i kërkojë zyrtarisht qeverisë shqiptare shtyrjen e zbatimit të TVSH/tatimit të vlerës së shtuar mbi kategorinë e biznesit të vogël të parashikuar në 1 prill 2018. Shtyrja e afatit këshillohet të jetë fillimi i vitit 2019.

Mbështetur në të dhënat zyrtare janë me mijëra biznese të vogla, që sipas Drejtorisë së Tatimeve po kalojnë me shpejtësi në mbyllje të sforcuara si pasojë e përfshirjes në skemën e TVSH.

Konfindustria, duke e mbështetur parimisht vlerëson, se shtrirja e TVSH mbi biznesin e vogël me qarkullim vjetor mbi 2 milion/lekë nuk duhet të ndërmerret si një akt i veçuar, por pjesë e një procesi të mirëstudjuar profesional, institucional dhe ligjor për ndikimin e një mase të tillë në ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë në afatgjate. Masa e mësipërme ka vetëm ndikim të tërthortë dhe jo të drejtpërdrejtë në uljen e nivelit të informalitetit në ekonomi, shkruan Monitor.

Në rast të kundërt pasojat do të jenë mbyllja e disa mijëra biznesesh të vogla, që do të kërkojnë mbështetje sociale papunësie nga buxheti, monopolizim sektorial, rrezikim masiv të prodhimit vendor, që punon me cikël të mbyllur për tregun e brendshëm dhe favorizim i prodhimeve të importit.

Gjithashtu, vështirësia objektive e menaxhimit nga institucionet fiskale përgjegjëse të skemës së zgjeruar të TVSH, rrezikon të prodhojë problematika financiare për buxhetin e shtetit dhe njëkohësisht rritjen e mundësive për abuzime dhe korrupsion, përfundon deklarata e Konfindustria.

 





Lajmet e fundit nga