Kompania shqiptare investon për një hotel të ri në zemër të Zagrebit
Biznesmenët shqiptarë tashmë nuk kanë kurrfarë kompleks infe...
Janë 8201 individë, të cilët në vitin 2016 kanë deklaruar elektronikisht Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, pasi kishin të ardhura vjetore më të larta se 2 milionë lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Tatimeve.
Në raport me vitin 2015 në vitin 2016 ka një rritje me 14.6% të individëve të cilët kanë vetëdeklaruar të ardhurat.
?Në vitin e fundit vërehet një trend në rritje i ndërgjegjësimit të individëve lidhur me detyrimin e tyre për të vetdeklaruar të ardhurat vjetore?, thanë burimet zyrtare të tatimeve për Monitor.
Nisur nga kjo tendencë, tatimet presin që nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe njoftimit të individëve të cilët kanë detyrimin për të plotësuar dhe deklaruar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave të ketë një shtim të numrit të individëve të cilët deklarojnë të ardhurat e tyre vjetore konform legjislacionit në fuqi. Afati i fundit për deklarimin e të arhdurave është 30 prilli.
Deklarimi i të ardhurave, përveçse është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij, sipas burimeve zyrtare të tatimeve.
Kushtet dhe afatet për deklarimin e të ardhurave
Sistemi Tatimor mbështetet në deklarimin vullnetar të individëve dhe tatimpaguesve.
Çdo individ, që përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, bazuar në ligjin nr.8438 datë 28.12.1998 ?Për tatimin mbi të ardhurat?, i ndryshuar, është i detyruar që t?i deklarojë këto të ardhura,pranë administratës tatimore, sipas përcaktimeve, të mëposhtëme :
Individët rezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2 000 000 (dy milionë) lekë, detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.
Gjithashtu, Individët jorezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2 000 000 (dy milionë) detyrohen të dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave.
Të ardhurat, të cilat individët janë të detyruar t?i deklarojnë janë:
Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit të individit.
Të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit.
Të ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të deklaruesit.
Të ardhurat bruto nga interesa bankarë.
Fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme;
Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit;
Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.
Fitimi kapital nga dhurimi.
Të ardhura bruto të realizuara jashtë, territorit të Republikës së Shqipërisë;
Të ardhura bruto të tjera, të cilat nuk janë listuar më lart.
Deklarata për të ardhurat e përftuara në vitin 2017, dorëzohet vetëm në rrugë elektronike, në sistemin elektronik të tatimeve, jo më vonë se data 30 prill e vitit 2018.
Biznesmenët shqiptarë tashmë nuk kanë kurrfarë kompleks infe...
Zoti i ka dhënë Shqipërisë një natyrë kaq të bukur në kaq pa...
FAO ka prezantuar sot një platformë të re online për raporti...
Ministri Niko Peleshi ka pritur sot pranë ambienteve të mini...
Nëse keni ndërmend të merrni një taksi në Tiranë nuk ua sugj...
Shqipëria duke përfshirë njerëzit, pasuritë natyrore dhe pro...
Autoriteti i Konkurencës ka gjobitur me rreth 48 milionë lek...
Pas akuzave të opozitës, sipas të cilës ekonomia është në ko...
Banka Botërore ka bërë publik të plotë dokumentin e Vlerësim...
Biznesi i veshjeve të përdorura, i njohur si “Gabi” ka shënu...
Konfindustria njofton se do t’i kërkojë zyrtarisht qeverisë ...
Gjatë vizitës një ditore në Qarkun e Gjirokastrës, Ministri ...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka mbajtu...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një int...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në një kon...
Deri dy vjet më parë, importet nga Kolumbia ishin minimale. ...
Rritja e çmimeve botërore për drithërat kryesore dhe produkt...
Totali i kursimeve në banka në muajin janar qëndroi në nivel...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë viz...
Themeluar 85 vite më parë mbi një ide sa të thjeshtë aq edhe...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...