web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rruga e Kombit/ Nga sot automjetet duhet të paguajnë, prova e parë në orën 12

25 Mars 2018, 06:38, Ekonomi CNA

Që prej ditës së sotme, çdo automjet që do të përshkojë Rrugën e Kombit të kryejë pagesën nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje.

Është bërë e ditur se prova e parë, e pagesës do të nis në orën 12:00.

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Pal Lekaj, ka bërë të ditur për Telegrafin se është i interesuar të rregullohen gjërat një orë e më parë sa i përket autostradave, duke thënë se do të merren parasysh modelet me të mira për zhvillimin e këtij projekti.

Sipas tij, duhet të shikohet mundësia e koncesionimit të taksës rrugore me kushtin që mirëmbajtja e rrugëve të bëhet nga koncesionuesi.

Ndërsa, Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se një taksë e tillë për autostradën do të gjenerojë shumë më tepër efekte negative se sa pozitive.

Gerxhaliu ka sqaruar se ekzistojnë barriera të mjaftueshme në mes të një populli të ndarë në dy shtete, dhe kjo do të jetë një barrierë shtesë që do të godasë më së shumti kosovarët.

Mësohet se taksa do të paguhet në hyrje të tunelit të Kalimashit.
Ndërkaq, në bazë të analizave të ekspertëve, nëse autostrada realizon minimumin e trafikut për një aks të këtij niveli, 7 mijë makina në ditë, siguron një të ardhur vjetore rreth 13 milion euro, pa llogaritur tarifat e larta ndaj automjeteve të rënda. /CNA.al





Lajmet e fundit nga