LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët/ Mbahet mesha në Katedralen e “Shën Palit”

1 Prill 2018, 08:14, Aktualitet CNA
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët/ Mbahet mesha në

Besimtarët katolikë kremtojnë ditën e sotme Pashkët, që është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike.

Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë besimtarët.

Mijëra besimtarë janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në kishën e ?Shën Palit?, ku është mbajtur mesha e shenjtë e Pashkëve, e udhëhequr nga arqipeshkvi, Xhorxh Frendo, duke u lutur për paqe, dashuri dhe lumturi.

Në këtë Katedrale edhe sot do të mbahet një meshë duke filluar nga ora 11:00. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga