web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korrupsioni i Ramës/ Rrëfehet Lubonja: Kështu ishte që në fillim, që nga “kioska e Xhatit” dhe bingo Ylli

23 Shkurt 2018, 14:14, Politikë CNA

Analisti Fatos Lubonja ka rrëfyer sot fillesat e kryeminsitrit Rama në metodën tashmë të përhapur, atë të dhënies së një hapësire të publikut për të bërë një biznes privat.

Sipas Lubonjes, këto janë shpikjet e Edi Ramës për të bërë para. Ai u shpreh se, edhe pse sot kanë marrë emrin PPP, Partneritet Publik Privat, shpikjet e Ramës për të bërë para kanë qenë që në fillesat e tij, të njëllojta.

Ndër të tjera, Lubonja kujton që kur ky i fundit ishte pedagog i Institutit të Arteve, bashkë me të ngjashmit e tij, dhanë në mjediset e këtij universiteti një kioskë me qera, ku në këmbim pronari u jepte drekat dhe darkat falas.

?Lubonja shkon edhe më tej, ndërsa shton se kjoska ku tregtohej paçe dhe fasule, u zbukurua në mure edhe me pikturat e Edi Ramës, ndëra sipas tij, kur u bë ministër Kulture në 1998 dhe kishte më shumë në dorë, ai i dha ambjentet e Akademisë si lokal, ?House of Arts?, për mikun e tij, sot deputet i PS, Fidel Ylli.?- shkruan Lapsi.al.

Lubonja, nuk ndalet me kaq, por na tregon edhe një histori tjetër që zbulon mendësinë e vërtetë të kryeministrit aktual: batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar, që Rama sot do ta shembë për të humbur gjurmët.

Sipas Ligjit të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me qera të një institucioni duhet ta firmoste Ministria e Ekonomisë. Por ç?bëri Rama si ministër kulture? Falsifikoi dokumentat, nga 575 m2 në më pak se 500, dhe e nënshkroi vetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar. Cili qe rezultati? Nga 74 mijë USD në vit që përfitonte teatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë lek në vit!

Kuptohet lehtë se pse ish ministri i Kulturës e firmosi vetë konratën atëherë. Kuptohet po aq lehtë, se pse ai vazhdon me të njëjtat metoda edhe tani. Prandaj Lubonja thotë: Kur shkoi në Jeruzalem, Krishti i zboi tregtarët nga tempulli, ndërsa Rama me kompani po i fusin në tempull për të mbushur xhepat e tyre.





Lajmet e fundit nga